E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Më 21 shkurt votohet për institucionet

Me 21 shkurt Kosova do te ketë gati te gjitha institucionet e saj. Ne seancën e pare te sesionit te ri parlamentar pritet te votohet për qeverinë e re dhe për presidentin e Republikës se Kosovës. Te paktën kështu u shpreh kryeministri aktual Hashim Thaçi ne mbledhjen e fundit te qeverise se tij te përgjysmuar. Kryeministri kosovar shprehu keqardhjen qe përvjetori i trete i pavarësisë e gjen vendin pa institucione. Menjëherë pas krijimit te institucioneve pritet te fillojnë bisedimet e ashtuquajtura teknike mes Prishtinës dhe Beogradit qe sipas kryeministrit Hashim Thaçi do te përmbyllen me njohjen e Kosovës nga Serbia. Kryeministri i Kosovës ritheksoi edhe një here premtimin se brenda 15 muajve vendi do te përfitojë liberalizimin e vizave. Një tjetër prioritet i qeverise se ardhshme pritet te jete dhe reforma zgjedhore, e cila sipas Thaçit duhet ndryshuar për te mos përsëritur te njëjtat probleme gjate procesit te ardhshëm zgjedhor.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›