Kosova fillon studimin e fizibilitetit per procesin e stabilizim asocimit me BE-ne
Kosova hapi sot studimin e fizibilitetit per perfshirjen ne marreveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian. Komisionari per zgjerim i Bashkimit Evropian Stefan Fule u dorezoi autoriteteve te Kosoves dokumentin per fillimin e ketij studimi qe sipas tij shenon nje epoke te re te marredhenieve ndermjet Kosoves dhe Bashkimit Evropian. Dorezimi i dokumentit u be ne fillim te punimeve te Keshillit Kombetar per Integrime Evropiane i themeluar nga presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga. Zoti Fule tha se kjo eshte rruga qe kane ndjekur te gjitha vendet e rajonit dhe se ky studim do te perfshije te gjitha kriteret qe duhet permbushur per tu perfshire ne marreveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian. Kosova tha ai duhet te perqendrohet ne ceshtjet qe jane te nje rendesie te posacme per kete studim.
Do te doja qe te nenvizoja disa prej tyre si tregtia reforma ne administraten publike reforma zgjedhore sundimi i ligjit dhe integrimi i pakicave. shte me rendesi qe te sigurohet qe kjo pasqyron nje perparim maksimal dhe kjo kerkon nje mbeshtetje te gjere publike dhe perkushtim te te gjithe spektrit politik tha zoti Fule sipas te cilit vitit 2012 eshte nje vit i mundesive per Kosoven. Ai tha se gjate pranveres Kosova do te marre udherrefyesin per liberalizmin e vizave te perfshihet ne procesin e anetaresimit ne Banken Evropiane per Rindertim e Zhvillim si dhe te filloje dialogun e strukturuar me Bashkimin Evropian per sundimin e ligjit
Presidentja e Kosoves Atifete Jahjga tha se Kosova dhe populli i saj i perkasin qyteterimit evropian si percaktim properendimor i te gjithe qytetareve pa dallim.
Rruga e Republikes se Kosoves drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO eshte synim dhe vullnet i yni per te cilin te gjitha grupimet politike por edhe te gjitha nacionalitetet qe jetojne ketu kemi konsensus te plote. Jemi plotesisht te ndergjegjshem se kjo rruge nuk eshte shperblim por eshte nje mekanizem gjitheperfshires i plotesimit te kushteve dhe standardeve te cilat ne si institucione por edhe si shoqeri i kemi marre ti permbushim me vullnet. Kjo rruge nuk ka alternative dhe ne si vend dhe si popull mund dhe duhet ti japim kontributin arkitektures Evropiane te kombeve te lira dhe te barabarta tha presidentja Jahjaga.
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se ky eshte nje hap i rendesishem ne rrugetimin e Kosoves drejt Bashkimit Evropian duke u zotuar per permbushjen e te gjitha kritereve te domosdoshme per perfshirjen ne kete proces.
Nese dekada e pare e ketij shekulli mund te konsiderohet si periudhe e krijimit te shtetit te Kosoves kjo dekade eshte dekada e Evropianizimit dhe Integrimit te Kosoves ne strukturat Euro-Atlantike. Pra vizioni im i Kosoves ne fund te kesaj dekade eshte vizion i Shtetit tone te dashur si shtet i bazuar ne dije me mireqenie socio-ekonomike per te gjithe qytetaret e Kosoves te integruar ne BE dhe NATO. Prandaj lajmi i shumepritur i fillimit te Studimit te Fizibilitetit per Marreveshjen Stabilizim Asociim eshte nje rikonfirmim i rruges se sigurt te Integrimit te Kosoves ne Bashkim Evropian. Perfundimi i studimit te fizibilitetit me rekomandim te inicimit te Marreveshjes per Stabilizim Asociim mund te konsiderohet si nje arritje me madhe e Kosoves ne historine e procesit te integrimit ne Bashkim Evropian tha kryeministri Thaci.
Fillimi i studimit te fizibilitetit u be i mundur pas marreveshjes se arritur ne fillim te muajit mars ndermjet Kosoves dhe Serbise per perfaqesimin rajonal te Kosoves qe perfshine Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dhe opinionin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise mbi deklaraten e pavaresise se Kosoves. Marreveshja e cila i mundesoi Serbise nderkaq te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian u kritikua ashper ne Kosove ku opozita e cilesoi si heqje dore nga Republika. Por autoritetet thane se fqinjesia e mire ndermjet vendeve dhe popujve eshte parimi i arte i Evropes se Bashkuar dhe nje nder parakushtet kryesore te politikes se integrimit.
Per kete - dialogun qe po zhvillohet ne Bruksel ndermjet Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise e kam mbeshtetur dhe e kam vleresuar si tejet te dobishem per dy vendet tona sepse kjo eshte jo rruga me e mire por rruga e vetme qe ne t i normalizojme marredheniet mes vete dhe si te vetmen menyre qe e detyrojme Serbine ti permbushe obligimet e veta te pranoje realitetin e krijuar dhe te sillet konform rregullave dhe normave nderkombetare ne politiken e saj fqinjesore tha presidentja Jahjaga.
Zoti Fule tha se Prishtina duhet te hartoje nje strategji gjitheperfshirese per veriun e Kosoves por ceshtja nese kjo do te jete teme e bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise nuk percaktohet nga Bashkimi Evropian.
Kjo u takon Prishtines dhe Beogradit. Ju e percaktoni rendin e dites se bisedimeve dhe as une e askush nga Brukseli nuk do te vije e te percaktoje rendin e dites tha zoti Fule duke nenvizuar nderkaq se Serbise i jane vene kushte per rrugen e saj te integrimeve evropiane.
Kjo ka te beje me normalizimin e metejme te marredhenieve me Kosoven. Madje ne kemi shkuar edhe me tej duke nenvizuar zbatimin e marreveshjeve te arritura ndersa ka edhe elemente te tjera perfshire edhe zgjidhjen e ceshtjes se strukturave paralele ne veri tha zoti Fule.
Autoritetet ne Kosove presin qw studimi fizibilitetit qw filloi sot te perfundoje deri ne tetor te ketij viti dhe me kete i hapet rruga fillimit te Marreveshjes per Stabilizim dhe Asociim te Kosoves me Bashkimin Evropian qe eshte parakusht para se ajo te kerkoje statusin e vendit kandidat per anetaresim.