Kosova fiton për herë të parë “Big Brother”-in, triumfon Arbri
TIRANE - Është mbyllur dje në një spektakël gjigand ngjyrash, reality show më i ndjekur në Shqipëri, “Big Brother 5”. Pas disa televotimeve të njëpasnjëshme, fitues është shpallur konkurrenti nga Kosova, Arbër Zeka, duke çuar kështu për herë të parë në vendin e tij çmimin e madh të këtij formati. Siç edhe ishte paralajmëruar nga organizatorët, nuk kanë munguar në këtë finale surprizat për secilin nga banorët. Kështu për shembull, pas një rrugëtimi 100- ditor në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri, 5 konkurrentët finalistë zbuluan për herë të parë të tjera hapësira të kësaj shtëpie, duke marrë përmes tyre kënaqësinë e takimit me familjarë, apo njerëz të dashur.
Arbri
“Është nata e Kosovës”. Ky ishte slogani që kishte pushtuar mbrëmë të gjitha rrjetet sociale. Pas renditjes së Rona Nishliut në top pesëshen e Festivalit Europian, fitorja e Arbrit u fali kosovarëve kulmin e ekzaltimit. Për herë të parë gjatë këtij viti 85 milionët (duke qenë se ka qëndruar në shtëpi për 85 ditë) do të shkojnë në Kosovë. Nëse ndokush mendon që nuk e dimë se çfarë do të bëjë Arbri me to, e ka shumë gabim. “Do t’u kthej prindërve, shtëpinë që shitën për shkollimin tim dhe të vëllait”. Kështu është shprehur fituesi i edicionit të pestë të “Big Brother” që natën e parë që ka hyrë në shtëpi. Dhe ashtu siç pritej, dedikimi i fitores shkoi për prindërit. Nëna e Arbrit u fut dje në shtëpinë e “BB5”, për t’i bërë një surprizë të birit, nga ku u pa lidhja e fortë që triumfuesi kishte me të ëmën.
Liami
Nuk fitoi dot 100 milionë, ama dashurinë e Evelinës nuk ka gjasa ta humbasë kurrë. Ndonëse shumë pranë çmimit të madh, Liami, djaloshi simpatik që prej vitesh jeton në Gjermani, nuk ia doli të shpallej fitues. E pavarësisht kësaj, ai do ta fiksojë gjatë finalen e mbrëmshme, sepse gjatë saj, mori si përgjigje një ‘po’ nga e dashura e tij Evelina, pas propozimit që i bëri për martesë. Liami do të mbahet mend gjatë për lojën e tij, të cilësuar nga shumëkush edhe si shumë dinake. Në fakt, fati është shumë ironik ndonjëherë: ai që Liami mendonte se e kishte ushtar, u shpall fitues i këtij edicioni.
Genta
Ka hyrë e para dhe ka dalë e treta. Genta Gjalpi, banorja që u shndërrua në fenomen për median rozë pas publikimit të fotove personale, nuk ka arritur ta prekë dot çmimin e madh, ndonëse i është afruar shumë atij. Në klipin, në të cilin vetë banorja përshkruante rrugëtimin e saj, u tha se momenti më i vështirë gjatë qëndrimit në shtëpi ka qenë nata kur takoi ish-të dashurin e saj, Rubensin. Në insert u shfaq Genta pas atij takimi, ku veç të tjerash tha se ishte bërë pishman që nuk ia kishte përplasur në fytyrë të vërtetën. “Besova për një moment që s’e kishte bërë ai”, tha vajza simpatike nga Babani, e cila do të mbahet mend gjatë edhe për bejtet që krijonte. Surpriza për Gentën në finale, ishte takimi me të vëllain, Eltonin, i cili i kish kushtuar edhe një këngë së motrës. Gjatë finales së madhe Genta tha se e kishin kërcënuar për publikimin e fotove. “Unë akoma nuk i kam parë, ndoshta janë edhe fotomontazhe”, tha finalistja, duke vijuar me fjalinë tjetër: “Kjo është hera e fundit që flas për këtë çështje”.
Françeska
E ka lënë shtëpinë menjëherë pas të dashurit të saj, Ermalit edhe Françeska Jaçe. Bukuroshja e këtij edicioni të pestë të “Big Brother”, u rendit e katërta në klasifikim si pasojë e votave të publikut. Loja e Françeskës është vlerësuar maksimalisht nga një pjesë e mirë e ish-banorëve, pavarësisht se ajo nuk mundi të dilte fitimtare. Surpriza e produksionit për Françeskën ishte takimi me të motrën dhe oferta për të qenë modele në sfilatën më të rëndësishme të nuseve në Shqipëri.
Ermali
“Jam pak i befasuar, nuk e prisja!”. Kështu është shprehur Ermal Merdani, djali simpatik i këtij edicioni, njëherësh zotërues i fashës së misterit të vitit 2010, gjatë bisedës që ka bërë në studio me Arbana Osmanin. Ermali, konsiderohej në shumë forume virtuale si pretendenti kryesor për të fituar çmimin e madh, por siç u pa, publiku votoi që ai të linte i pari shtëpinë e “BB5”. Takimi i Ermalit me kushërinjtë dhe miqtë e fëmijërisë, ishte surpriza që vëllai i madh kishte rezervuar për të.
15 milionët e mbetur ndahen mes finalistëve
Por, fakti që Arbri fitoi vetëm 85 milionë lekë nga 100 milionë që është premio e këtij formati, nuk do të thotë që pjesa e mbetur do të shkojë kot. Katër finalistët e tjerë të këtij reality, do të ndajnë mes njëri-tjetrit shumën e mbetur, prej 15 milionësh.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)