Kosova forcon marrëdhëniet me Malin e Zi
Zëvendës.ministëri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Ibrahim Gashi është shprehur se Mali i Zi është partner i rëndësishëm politik, ekonomik dhe kulturor i Kosovës. Këto komente ai i bëri pas vizitës së djeshme zyrtare
në Mal të Zi ku është takuar me sekretarin shtetëror në Ministirnë e jashtme të Malit të Zi, Nebojsha Kallugjeroviç, dhe me drejtorin politik për marrëdhënie dypalëshe, Ramiz Bashiç. Zoti Gashi ka thënë se tashmë ka hyrë në fuqi Ligji për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve, sipas të cilit komuniteti malazez përkufizohet i barabartë me të gjitha grupet kombëtare, etnike, kulturore, gjuhësore apo fetare, tradicionalisht të pranishme në Kosovë.