Serbi, aktakuzë ndaj ish anëtarëve të "Beretave të Kuqe"

Prokuroria serbe ka akuzuar tetë ish paramilitarë për organizim dhe lobim kundër qeverisë pro-perëndimore në vitin 2001, nga i cili u dobësua kryeministri i atëhershëm Zoran Gjingjiç, dhe u krijuan rrethanat për vrasjen e tij dy vjet më vonë.
Në grup përfshihen personat kryesorë që kanë kryer atentatin e 2003-tës dhe tashmë po vuajnë dënimin 40 vjeçar.
Të tetë personat akuzohen se në nëtor 2001, me makinat e Beretave të tyre të Kuqe kishin bllokuar një rrugë kryesore të Beogradit, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm.
Kreu i shërbimeve sekrete dhe ndihmësi i tij, qenë detyruar që të japin dorëheqje atëbotë, me qëllim që të zhbllokohej rruga.
Nga grupi, Milorad Ulemek, Zvezdan Jovanoviç dhe Dushko Mariçiq tashmë vuajnë dënimin për vrasjen e kryeministrit Zoran Gjinigjiq.
Pesë të tjerët qenë arrestuar në shtator të 2011-ës.
Beretat e Kuqe janë shpërbërë pas vrasjes së Gjingjiçit.
Njësia e Operacioneve Speciale qe formuar nën regjimin e Millosheviçit dhe ka luftuar në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë në vitet 90-të, në përpjekje për të ngjallur frikë në mesin e joserbëve