E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, ftesë zyrtare për takimin rajonal në Sarajevë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, në një prononcim të dhënë për rrjetin BBC tha se qeveria e Kosovës ka marrë ftesë zyrtare për pjesëmarrje në takimin rajonal në Sarajevë. Ai theksoi se Kosova do të prezantohet në mënyrë të barabartë me të gjitha vendet e tjera pjesëmarrëse në takim dhe do të ketë të drejtën e saj të barabartë për të shprehur mendimin për zhvillimet rajonale dhe integrimet evropiane. Sipas tij, në takimet rajonale por edhe në atë të Sarajevës, askush tjetër, përveç përfaqësuesit të institucioneve të vendit nuk mund të përfaqësojë Kosovën. “Tanimë qeveria e Kosovës, respektivisht ministri i punëve të jashtme ka ftesë formale për pjesëmarrje në konferencën e Sarajevës. Kosova është e interesuar që të marrë pjesë në atë konferencë, të japë kontributin e saj për temat që janë me rëndësi për bashkëpunimet rajonale por edhe ato në nivelin e integrimeve evropiane. Natyrisht, aty do të jemi të trajtuar në mënyrë të barabartë dhe me qasje që do ta ruaj dinjitetin edhe të përfaqësuesit por edhe të identitetit shtetëror”, bëri të ditur numri dy i Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›