Tuneli hapet te premten ne oren 10 Blerina Hoxha
Njeri nga tunelet e rruges se re Durres-Kukes, do te jete aktiv diten e premte me date 21 maj nga ora 10 e paradites. Njoftimi kete here eshte bere nga burimet zyrtare te Ministrise se Transporteve, e cila ben me dije te gjithe perdoruesit e autostrades Durres-Morine, se me date 21.05.2010, galeria jugore e tunelit te Thirres, ne segmentin Rreshen -Kalimash, vihet perfundimisht ne shfrytezim te trafikut publik. Gjithashtu dikasteri i transporteve njoftoi se te gjitha punimet per strukturen mbeshtetese te galerise jugore te tunelit te Thirres kane perfunduar. Punimet elektromekanike dhe te sistemeve te kontrollit te trafikut, jane instaluar e integruar plotesisht ne nje sistem te kontrollit qendror. Ne kete sistem qendrojne te instaluara 26 ventilatore te medhenj ajrimi, 70 kamera, sinjalistika, nje sistem kunder zjarrit ne te gjithe tunelin, lokalizimin ne menyre automatike te tymit dhe gazrave dhe zbulimin e incidentit, nje sistem telefonik ne rast emergjence, komunikimin me radio, si dhe ndricimi. Tuneli i Thirres u mbyll me qellim qe t'i mundesohej kompanise ndertuese, perfundimi i instalimit te ketyre pajisjeve elektromekanike, si dhe per te sistemuar presionin e krijuar nga nje shtrese gjeologjike jo e qendrueshme, ne nje segment te vogel te tunelit. Duke filluar nga ora 10:00 e dites se premte, tuneli i Thirres do te jete i hapur per trafikun, duke bere te mundur tranzitimin ne te gjithe segmentin Rreshen-Kalimash. Aktualisht furgonet dhe foristradat kalojne mbi qafen e malit duke perdorur nje rruge provizore qe kompania "Bechtel &Enka" ka perdorur per nevojat e saj gjate punimeve. Kjo manover e automjeteve te transportit ka rritur dukshem cmimet e biletave nga Kukesi ne Tirane, duke i cuar biletat e automjeteve mbi 1 mije leke te reja nga 6 mije qe ishim bere kur tuneli ishte funksional. Mbyllja e tunelit duket se nuk ka krijuar pasoje vetem per transportin e pasagjereve por edhe per ate te mallrave. Pasi burimet nga porti i Durresit pohojne se volumi i mallrave qe transportohen me konteniere ne drejtim te Kosoves, ka rene 8-10 here. Pas hapjes se tunelit te Thirres, biznesmenet grosiste nga Kosova nisen t'i importonin mallrat e tyre me konteniere, si nje metode moderne dhe me e lire ne kosto.
Tuneli tjeter, kontrata ne fund te veres
Njeri nga tunelet e rruges se re Durres -Kukes tashme eshte gati per sezonin turistik, ndersa tjetri pritet te dorezohet nga Kompania "Bechtel& Enka" ne fund te sezonit veror sipas afateve te kontrates shtese. Njera galeri e tuneli pesoi shembje te rende vitin qe shkoi. Shkak u bene rreshqitjet e dherave te cilat bllokuan qarkullimin e edhe ne galerine jugore te Tunelit e cila ishte gati ne perfundim. Per te garantuar nje siguri maksimale per udhetaret qe frekuentojne tunelin qeveria ka miratuar edhe ngritjen e policise antizjarr, e cila do te atashohet pergjithmone prane tunelit per te shmangur zjarrin ne rast aksidenti. Rruga e re Durres-Kukes rritur ndjeshem vleren e pasurive te paluajtshme ne zonat ku ajo kalon. Aktualisht cmimi i nje dynymi toke, kushton 2 milione leke ose 3 here me shume se, para se te fillonin punimet. Madje ka pronare qe me gjithe cmimin e lakmuar, nuk pranojne ta shesin, me shpresen e rritjes se metejshme te tij pas perfundimit te autostrades. Vetem per shpronesimin dhe kompensimin e pronareve te tokes ku do te kaloje autostrada ne segmentin Morine- Kukes-Kalimash, jane shpenzuar nga buxheti i shtetit 281 milione leke, fond qe ka sherbyer per kompensimin si per tokat bujqesore, ashtu dhe per banesat e bizneset private. Ky proces tashme ka perfunduar dhe jane zgjidhur pothuaj te gjitha problemet e shpronesimit. Ne sermtin e ri rrugor kane punuar 8 firma private. Punimet kane te bejne, jo vetem me ndertimin e urave, po edhe te trasese se rruges e tunelit. Autostrada do te jete gati 45 km me e shkurter se rruga ekzistuese drejt Kosoves dhe koha e udhetimit do te reduktohet me dy ore, nga gjashte ore te tanishme. Rruga e re eshte shume e rendesishme per Shqiperine, sepse shume turiste qe vizitojne vendin jane nga Kosova ose Maqedonia.