E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova gati projektin per Portin e Shengjinit

01/10/2010Diskutimet mes ministrit Ilir Meta dhe homologut kosovar Lufti Zharku

Porti i Shengjinit do te jete ne dispozicion te bizneseve kosovare. Angazhimi i qeverise shqiptare eshte ritheksuar nga ministri i Ekonomise dhe Energjetikes Ilir Meta gjate nje takimi me homologun e tij kosovar Lutfi Zharku. Per te nxitur shkembimet tregtare ashtu sic eshte parashikuar ne projektet konkrete per kete port pritet qe Shengjini te behet porta e madhe hyrese ne te gjithe rajonin.

Projekti i portit te Shengjinit

I pyetur ne lidhje me kete ceshtje ministri Meta theksoi se dialogu po vijon ne kete drejtim per te dale me pas ne propozime konkrete. Une mund tju them se vazhdon te mbetet nje angazhim madhor i qeverise shqiptare pikerisht konceptimi i ndertimit dhe i modernizimit te nje porti te vecante ne Shengjin i cili do te jete ne sherbim ne menyre te vecante persa i takon zhvillimit te Kosoves por qe jam i bindur se do te kete nje impakt me te gjere rajonal. Ne jemi ne nje dialog te vazhdueshem lidhur me shkembimin e propozimeve konkrete te cilat do te mundesojne realizimin e nje sipermarrjeje shume te madhe - deklaroi ministri Meta. Projekti nga ana kosovare duket te kete avancuar me shume pasi bizneset kosovare jane akoma me shume te interesuar per kete ceshtje. Ne besojme se Ministria e Transportit si pergjegjese e qeverise se Kosoves per portin e Shengjinit eshte duke punuar ne studimin e fizibilitetit ne studimin e menyres se si do te mund apo cilat do te jene menyrat me te mira per shfrytezimin e atij porti per nevojat e biznesve kosovare dhe ekonomise ne pergjithesi. Ne jemi jashtezakonisht mirenjohes per gatishmerine e qeverise shqiptare per venien e portit te Shengjinit si port i Kosoves- u shpreh ministri kosovar.

Takimi

Nje vend te vecante ne bisedimet e homologeve zuri forcimi i bashkepunimit ne nismat rajonale dhe vecanerisht ne ate te CEFTA-s marreveshja e tregtise se lire me rajonin. Dy ministrat rane dakord qe Shqiperia duhet te jape nje mbeshtetje te madhe ne menyre qe Kosova te jete nje pjesemarrese aktive ne keto nisma. Kemi rene dakord per te nenshkruar se afermi nje marreveshje per bashkepunimin midis te dy ministrive ne fushen e industrise dhe te tregtise per te rinovuar marreveshjen per nxitjen e investimeve te ndersjellta midis Shqiperise dhe Kosoves dhe per te zhvilluar aktivitete te tjera te perbashketa me qellim promovimin e biznesit- deklaroi ministri Meta.

Panairi i mobilierise

Shqiperia dhe Kosova kane mundesi te medha bashkepunimi. Ministri i Ekonomise Ilir Meta ne hapje te panairit te mobiljeve ne Tirane theksoi se ne te dy anet e kufirit ka pasuri te medha natyrore ende te pashfrytezuara mire si pasuri minerare pyjore energjetike. Panairi ofron mundesi te shumta per promovimin e produkteve sherbimeve dhe aktiviteteve te ndryshme si dhe kontribuon ne bashkepunimin e metejshem nderrajonal e ne menyre te vecante me Kosoven - tha Meta. Nga 60 kompani pjesemarrese nje e katerta vijne nga Kosova. Panairi do te jete i hapur per 5 dite.

Shqiponja e Adriatikut

Shqiponja e Adriatikut eshte nje prej projekteve qe pritet te ndertohet ne portin e ri ne Shengjin i mbeshtetur fuqishem edhe nga qeveria shqiptare. Nje investim prej rreth 22 miliarde euro qe pret te marre driten jeshile per firmosjen e koncesionit. Ideatori i ketij projekti dhe financuesi eshte zoti Lirim Muharremi president i disa kompanive ne Shqiperi sic eshte edhe Kapital Invest financuese e projektit Shqiponja e Adriatikut.

Marreveshja

Marreveshja per bashkepunim ne projektin Shqiponja e Adriatikut eshte lidhur muaj me pare me ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi. Ndertimi i ketij porti do te behet per 5 vite dhe do te kete nje kosto prej 22 miliarde euro. Porti ka nje shtrirje prej 4.3 kilometra dhe gjeresi prej 2 kilometrash. Ka formen gjeometrike te nje kreheri me 9 terminale dhe me nje kapacitet perpunimi 60 milion ton mallra ne vit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›