Privatizimi ne Bullgari iu pershtat pushtetmbajtesve

Nje prej ceshtjeve kyce ne periudhen pas ktheses politike ne Bullgari ishte ajo e shpejtesise dhe formes se privatizimit te pasurise se shtetit. Nje pjese e levizjes demokratike e krijuar nga opozita antikomuniste angazhohej per aplikimin e modelit gjerman. Privatizimi i shpejte ishte motoja e shefes se Agjencise se atehershme te privatizimit Birgit Breuel por perpjekjet e saj deshtuan. Ne Bullgari u arrit konsensus qe te mos ndiqet koncepti i Agjencise se mirebesimit. Ky vendim u konfirmua edhe nga parlamenti i pare i zgjedhur ne zgjedhje te lira. Konsensusi i arritur u respektua edhe pas zgjedhjeve te dyta parlamentare kur marreveshja e shnderrua ne nje ligj.
Ideja kryesore e ligjit ishte qe pasuria e shtetit te mos kaloje ne duart e nje strukture te re e cila do te bente privatizimin. Por qe fillimisht te behej rimekembja e sipermarrjeve gje qe ishte shume e veshtire sepse shumica e sipermarrjeve punonte me humbje te medha. Largimet masive nga puna ishin te domosdoshme por kjo ishte e pamundur te realizohej per shkaqe politike. Pervec kesaj dy qeverite postkomuniste ishin me shume te preokupuara me ruajtjen e klienteles se tyre ne sektorin shteteror. Fjala eshte per rreth 700 borde te sipermarrjeve te medha te cilat i takonin ish - Partise Komuniste. Krasen Stancev drejtor i Institutit Ekonomik ne Sofje pohon se modeli i privatizimit nga fundi i viteve 90-te eshte bere sipas deshires se atyre qe kane mbajtur pozita te rendesishme. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Tregu kryesor ne Sofje
Modeli gjerman i privatizimit nuk u pranua
Ata qe paten mbajtur me pare pozicionet kryesore ne sipermarrjet shteterore paten mundesine qe ti blejne te paret keto sipermarrje me kushte shume te volitshme.
Krasen Stancev deputet opozitar pas zgjedhjeve te para te lira 1990-1991 ne fillim ishte per zbatimin e nje modeli gjerman te nje agjencie mirebesimi. Ndonese modeli gjerman u studiua me hollesi udheheqja politike vendosi kunder tij.
E sakte sepse ky model nuk u pranua me qellim. Ndryshe tere pasuria e shtetit do te kalonte ne duart e nje strukture te re.
Ne Bullgari nuk kishin sukses modelet e gatshme
Stancevi ende eshte i bindur se ky model do te kishte qene me i mire. Por per fat te keq ne Bullgari nuk ishte e mundur qe ai te zbatohej per dallim prej Gjermanise ku lindja iu bashkua pjeses perendimore.
Nje vend me nje ekonomi normale dhe te perparuar me nje sistem stabil kushtetues dhe sistem te rregulluar partiak ku populli te kete besim ndaj qeverise. Proceset e ketilla legjitime mund ti realizoje vetem nje shtet i tille sic eshte Gjermania e jo nje shtet i cili sapo eshte liruar nga qeveria komuniste sic ishin Taxhikistani Bosnje-Hercegovina Polonia apo dhe ekia. Nuk behet fjale per pranimin e nje modeli te gatshem. As modeli rumun ku ishte krijuar nje organ per administrimin e pasurise se shtetit nuk ka shenuar rezultatet e pritura. Rumunet i privatizuan per pak para aksionet e hekurudhave nderkohe qe pjeset me fitimprurese te ekonomise rumune nuk u privatizuan per nje kohe te gjate pohon eksperti dhe ish-politikani Krasen Stancev.
Autor Antoaneta Nenkova/Alexander Andreev/Bahri Cani
Redaktoi Auron Dodi