E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojerat e fatit tatim mbi xhiron

Lojrat e fatit do te taksohen mbi nje sistem te vecante dhe te perqendruar fiskalizimi me te dhenat qe merren online. Ky ka qene ndryshimi me thelbesor qe i eshte bere ligjit per lojrat e fatit ne komisionin parlamentar te ekonomise. Zevendes ministri i financave tha se pas aplikimit te sistemit te fiskalizimit nuk do te paguhet me takse fiske por taksa do te jete 10 per qind mbi xhiron. Kjo mase eshte mirepritur nga deputetet qe diskutuan projektin e ndryshimeve.

Detyrimi qe kane kompanite per te vendosur nje sistem online te fiskalizimit sipas rregullit qe do te percaktohet nga Keshilli i Ministrave dhe ne momentin kur dicka e tille do te realizohet eshte propozuar kalimi ne nje tatim jo tashme fiks por nepermjet matjes se xhiros se te ardhurave dhe fitimit eshte percaktuar nje tatim i ndryshem mbi fitimin per cdo loje tha Alfred Rushaj zv.minister i Financave.

Kerkohet te kalohet ne nje sistem unik te fiskalizimit te lojerave te fatit nje teme tashme e debatuar ne keto vitet e fundit dhe kjo eshte ne kuadrin e masave te mara nga qeveria per fiskalizimin e biznesit. Ne kete kuader dhe formalizimin e ekonomise do doja qe me ndryshimet e paraqitura plotesohet kuadri ligjor duke i dhene nje zgjidhje konkrete ketij sektori ne kete drejtim u shpreh Gjoke Uldedaj deputet i PD.

Pjese tjeter e ndryshimit te ligjit eshte edhe hapja e nje llotarie kombetare. Pervec kesaj parashikohet qe per makinat e fatit te futen software ne gjuhen shqipe. Opozita eshte shprehur ne qendrimin e saj se eshte kunder nxitjes dhe lehtesimeve ne ligjin e lojrave te fatit.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›