E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtimi i gazit kompanite vendase mund te ndertojne tubacioneve



Peson reforme te thelle legjislacioni qe trajton ceshtjen e tregtimit te gazit natyror. Vendimi per ndryshimin e tij eshte marre nga qeveria dy muaj me pare por dy dite me pare ai u publikua ne Fletoren Zyrtare ku nder te tjera percakton hapat qe duhen ndjekur ne marrjen e licences deri ne operimin e gazit natyror. Aktualisht ky treg teper modest per vendin tone operonte me nje VKM qe nuk ishte i qarte per disa elemente te reja qe ishin shfaqur me kalimin e viteve. Duke qene se Shqiperia eshte duke u pergatitur te jete pjese e projekteve rajonale te gazit natyror dhe tregimit te tij u pa e arsyeshme ndryshimi i tij. Ne kete menyre kompanive vendase te tregtimit te gazit natyror u ind e drejta qe te ndertojne edhe tubacione gazi qe mund te lidhin depozitat e tyre me vendet dhe tubacionet e gazit ne rajon. Por kjo gje duhet te behet me lejen e posacme te autoritete te rretheve apo komunave ku kalon tubacioni i gazit nga kufiri deri ne destinacion.

Vendimi
Njera nga pikat e vendimit thote se miratimi i lejes ka nje afat prej 30 vjetesh dhe cdo rinovim i saj eshte kompetence e ERE-s. Ajo qe bie ne sy te VKM-se eshte rruga qe i hapet biznesit vendas per te qene pjese e projekteve per shtrirjen e tubacioneve nga njeri vend ne tjetrin. Ne piken 5 thuhet se cdo subjekt i huaj qe kerkon te paraqese kerkesen per marrjen e nje leje duhet te krijoje ne Shqiperi nje filial ne formen e nje shoqerie aksionere ose bashkim te shoqerive. Per te fituar te drejten e ndertimit te tubacionit shoqeria duhet te paraqese disa vertetime qe lidhen me subjektin ndertues kontraktor garancite ne banka plan-biznesin projektin etj.

Licenca
Dhenia e lejes jepet kundrejt nje pagese ne raport me vleren e investimit qe shkon deri ne 30 milione leke per projekte me vlere mbi 300 milione leke. Do te jete nje komision ad-hoc me 9 anetare me shumice nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes e cila do te shqyrtoje projektin dhe ne rast se i ploteson kushtet brenda 30 diteve ia dergon ministrit pergjegjes per ekonomine per miratim qe edhe ne kete faze kerkohet kohe te pakten 10 dite ministri shikon te gjitha dokumentet dhe nis konsultimet me shoqeri te huaja eksperte vendas e te huaj perfshi edhe me vendet fqinje ku kalon tubacioni. Me pas projekti kalon per miratim final ne Keshillin e Ministrave i cili jep lejen me afat 30 vjet.

Tirane-Durres rreziku nga cisternat e gazit

Afer pikave ku tregohen karburante vazhdojne te gjenden te instaluara ende cisterna te medha me gaz te lengshem. Pavaresisht rrezikut qe ato paraqesin pika te tilla vijojne te funksionojne normalisht ne zona te rendesishme te banuara dhe qe pershkohen nga automjete te shumta. Disa kohe me pare Ministria e Ekonomise u zotua per te marre masa ndaj pikave ku tregtohej gaz i lengshem te cilat gjendeshin ne afersi te rrugeve kryesore. Per kete qellim u ngrit dhe nje grup i posacem pune qe do te kujdesej per largimin e te gjithe autoboteve si nga zonat e banuara ne afersi te pallateve por edhe nga te atyre qe gjendeshin me afer se 25 metra nga rruget kryesore. Ne raste alternative per mos-heqjen e tyre do te kerkohej futja e cisternave ne brendesi te tokes duke shmangur keshtu rrjedhjen e gazit. Megjithate cisterna gjigante me permbajtje gazi te lengshem shfaqen pergjate gjithe autostrades Tirane-Durres duke deshmuar per mungesen e masave te cilat duhet te ishin ndermarre kohe me pare.

Interesat bankare
Perditesimi i fundit 29.09.2010
TRIBID Interesi i kerkuar per pranimin e depozitave
o/n njeditor 3.59
12M 12-mujor 6.90
6M 6-mujor 6.14
3M 3-mujor 5.33
1M 1-mujor 5.05
1E njejavor 4.80
TRIBOR Interesi i ofruar per vendosjen e depozitave
1M 1-mujor 6.85
1E njejavor 6.18
o/n njeditor 5.93
12M 12-mujor 8.37
6M 6-mujor 7.66
3M 3-mujor 7.18

1 Tetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›