Kosova gati të ballafaqohet me opinionin e GJND-së
Kështu ka deklaruar në një intervistë për radio Kosovën, zëvendëskryeministri Ramë Manaj, i cili pret që opinioni i GJND-së të jetë pozitiv për Kosovën. “Pavarësia e Kosovës ka legjitimitetin e saj të plotë. është shpallur në koordinim me miqtë dhe faktorin ndërkombëtar dhe këto fakte asnjëherë nuk mund të injorohen dhe të anashkalohen nga GJND-ja. Tashmë Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, botërisht dihet se është faktor i stabilitetit në rajon”, u shpreh Manaj.
Ndërkohë, pas shpalljes së opinionit të GJND-së, Serbia ka paralajmëruar një strategji të re të cilën do ta përqendrojë kryesisht në pengimin e mëtejshëm të procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe fillimin e negociatave të reja. Po a ka Kosova strategji për të shfrytëzuar në favorin e saj opinionin e GJND-së dhe për të reaguar ndaj veprimeve të Serbisë? Numri dy i ekzekutivit kosovar thotë se Kosova është e përgatitur në të dyja rastet.
“Qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë fakte të mjaftueshme, kanë strategji, janë të përgatitura për t’u ballafaquar, edhe me opinionin e GJND-së, edhe me përpjekjet e Serbisë që qysh tani dihet se do të vazhdojnë të jetë penguese, në kuptimin e integrimit të Kosovës, anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare dhe rritjes së numrit të vendeve që do ta njohin edhe më tej”, theksoi zëvendëskryeministri i Kosovës.