E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova heq vizat me Serbinë, ia vendos Kinës dhe Rusisë

Falamuri i Kosovës

Qeveria e Kosovës do të vendosë regjim të vizave me 85 vende. Qytetarët e 72 shteteve do tu duhet të pajisen me vizë në ambasadë ndërsa 14 shtete do të kenë mundësi të pajisen me vizë në kufi apo në aeroport. Nga këto, 18 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Sistemi i vizave është vendosur për Rusinë dhe Kinën, të cilat janë vende me të drejtë vetojë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Për vendet fqinje, përfshirë Serbinë dhe anëtarët e BE-së, kufijtë do të jenë të hapur. Ndërsa vetë qytetarët e Kosovës, i përkasin shtetit më të izoluar në Evropë pasi ata nuk mund të udhëtojnë pavizë në zonën Shengen ndërsa vizë u nevojitet edhe për disa vende të rajonit. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›