E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalja e Greqisë nga Eurozona kushton 1 trilion dollarë

Gazeta britanike "Guardian"

Sipas gazetës britanike,”Guardian”, kostoja e daljes së Greqisë nga Eurozona do të kapë shifrën prej 1 trilion dollarësh. Sipas artikullit shumica e qeverive europiane po marrin masa që të përballojnë dëmin ekonomik që do i sjellë Eurozonës falimentimi i Greqisë dhe dalja e saj nga Eurozona.

Gazeta zbulon se qeveria britanike, për këtë arsye po përgatitet, në mënyrë të përshpejtuar, për mundësinë e largimit të Greqisë nga euroja dhe për kthimin e saj drejt valutës nacionale, dhrahmisë, në mënyrë që ekonomia britanike të dalë nga kriza e përgjithshme me më pak dëm. 

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mervin King deklaroi se Evropa po shkatërrohet vetë nga brenda.

Ndërsa në debatin në parlamentin britanik, kryeminsitri Dejvid Kameron i porositi liderët e vendeve të eurozonë në mënyrë të ashpër, që ti rregullojnë punët, ose të shpërndahen.

Porosia e kryeministrit Kameron  vjen para samitit të grupit G-8 në SHBA. /Guardian/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›