E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtimi i prodhimeve ul çmimet e perimeve

Prodhimi i shumtë i stinës ka ndikuar në uljen e vazhdueshme të çmimeve të perimeve në tregun me shumicë të ish-uzinës Dinamo. Tregtarët shprehen se vetëm ditët e fundit produketet kanë pasur ulje të ndjeshme të çmimit. Prodhimi i nxjerrë në treg është kryesisht i vendit dhe ky është një tjetër fakt që ka ndikuar në uljen e cmimeve pasi prodhimet e importit janë gjithmonë më të shtrenjta.
Ndërkohë që frutat përsëri nuk kanë pësuar ndryshim në çmime duke qenë se ende në treg nuk ka dalë prodhimi i stinës. Tregtarët shprehen se po tregtohen kryesisht fruta importi duke bërë që të mos ketë ndryshime.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›