E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova i merr seriozisht verejtjet e KE-se

Nga Zijadin Gashi

Institucionet e Kosoves i marrin seriozisht verejtjet dhe rekomandimet e Komisionarit te Keshillit te Evropes per te Drejtat e Njeriut, Tomas Hammarberg, i cili ka vecuar disa raste te shkeljeve serioze ne fushat e respektimit te te drejtave te njeriut ne Kosove. Nder shqetesimet qe zyrtari evropian kishte permendur ne lidhje me shkeljet e te drejtave te njeriut, ishte edhe gjendja e refugjateve rome ne kampet ne veri te Mitrovices. Jeta dhe shendeti i ketyre banoreve, u tha se kercenohet nga sasia e larte e plumbit ne gjak, per shkak te zones se kontaminuar. Lidhur me keto shqetesime, kryetari i Komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi, thote se problemi eshte edhe i natyres politike, pasi qe keta refugjate, sipas tij, jane te manipuluar nga strukturat paralele serbe dhe nuk duan qe te largohen nga dy kampet ku jane vendosur, duke shpresuar se keshtu, ata do te sigurojne qe te dalin dhe jetojne jashte Kosoves. "Se pari, ata nuk mund te binden qe te kthehen ne vendin e origjines, sepse kane ambicie qe te shkojne ne nje vend te trete. E dyta, nje pjese e tyre jane te manipuluar nga strukturat paralele ne veri, ndersa komuna, bashke me donatore, i kryen te gjitha obligimet qe dalin, qe t'u mundesohet kthimi ne vendin e origjines", thote Rexhepi.

Nje nga shqetesimet tjera te Komisionarit per te Drejtat e Njeriut nga Keshilli i Evropes ishte edhe moszbatimi i ligjeve tashme te miratuara dhe mosemerimi i Avokatit te Popullit. Kryetari i Komisionit per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut ne Kuvendin e Kosoves, deputeti Ismet Beqiri, thote se per keto ceshtje ka biseduar me zyrtarin evropian dhe se Kuvendi do te angazhohet qe t'i adresoje ne menyren e duhur keto probleme, te cilat edhe ai pajtohet se jane reale dhe ekzistuese. "Ne, ligjet ne Kosove i nxjerrim kryesisht ne perputhje me standardet dhe konventat nderkombetare, por, megjithate, nuk do te thote se ne realitetin tone mes nxjerrjes dhe implementimit nuk ka probleme te caktuara, gje qe do te ndikonte dhe sigurisht ndikon ne sfera te caktuara, edhe ne shkeljen e te drejtave dhe lirive te njeriut".

"Sikunder qe e ngrita edhe une personalisht ceshtjen e Avokatit te Popullit, me mire thene moszgjedhjen e tij - e kam thene dhe po e perseris, se kjo nuk eshte mire per institucionet tona, e ne kete rast edhe per Kuvendin", thote Beqiri. Po ashtu, Kuvendi i Kosoves, sipas deputetit Beqiri, pritet qe shume shpejt te rregulloje me ligj ceshtjen e familjeve te personave te pagjetur te luftes, qe ishte edhe nje nga shqetesimet e Keshillit te Evropes nga aspekti i te drejtave te njeriut. Beqiri thote se ka vonesa dhe kjo eshte evidente, por ai beson se kjo ceshtje e ndjeshme do te adresohet serish nga institucionet, perfshire edhe Kuvendin. "Te gjitha institucionet tona duhet ta ngrene kete ceshtje, sepse eshte nje numer i madh i atyre qe nuk dihet ku jane, por fatkeqesisht eshte edhe nje numer i madh i mbetjeve mortore qe ndodhen ne morgun e Prishtines dhe sot e kesaj dite nuk eshte bere identifikimi i tyre".

"Kjo kerkon nje koordinim te veprimeve te institucioneve tona dhe atyre nderkombetare dhe do te duhej edhe me shume sensibilizim, sepse eshte ceshtje e ndjeshme dhe do te duhej te behej me teper ne kete drejtim", - thekson Beqiri.

Nderkohe, Komisionari i Keshillit te Evropes per te Drejtat e Njeriut, Tomas Hammarberg, ne perfundim te vizites se tij katerditore ne Kosove, e pati vleresuar si te rende gjendjen ne dy kampet rome ne veri te Mitrovices. Ai u kishte bere thirrje autoriteteve kosovare dhe atyre nderkombetare te angazhohen me shume per ndricimin e fatit te personave te pagjetur te luftes, nderkaq nje thirrje tjeter ua adresoi edhe vendeve evropiane, qe te mos i kthejne refugjatet kosovare ne kete faze, kur Kosova nuk ka kapacitete qe t'i punesoje ata.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›