Prishtina aty ku e meriton

Nga Ejup LLUMNICA
Pas fitores në Gjilan me rezultat 2:1, Prishtina e ka përmbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e parë dhe me meritë është shpallur kampion vjeshtor. Gjithsesi, për ta arritur këtë titull, në ndihmë i kanë dalë edhe dy rivalët e mëdhenj, Besa dhe Flamurtari, të cilët i mundën skuadrat që ia rrezikonin Prishtinës këtë epitet (Trepcën dhe Kosovën e Vushtrrisë). Sido që të jetë, futbollistët e Prishtinës, edhe përkundër disa rezultateve jo të mira, të cilat sigurisht erdhën për shkak të ndryshimit të madh në përbërje dhe se komponimi i tyre në skuadër nuk ishte gjithaq i lehtë, ata prapë e arritën qëllimin e tyre që këtë stinor ta përmbyllin ne vendin e parë, dhe se pushimin dimëror do ta kalojnë shumë më të qetë. Duhet përmendur se edicioni i ardhshëm për Prishtinën do të jetë edhe më i mirë, pasi që edhe futbollistët tashmë kanë arritur mirë të ambientohen, dhe se loja e tyre cdo herë është në rritje. Kampioni aktual, Besa e Pejës, shumë më lehtë se sa është pritur ka mundur njërën nga skuadrat pretendente për titull, Trepcën, me rezultat 4:0, duke i bërë më dije skuadrës "xehetare" që në edicionin e ardhshëm të mobilizohet shumë më mirë, nëse dëshiron të arrijë kreun e tabelës. Në anën tjetër, me këtë fitore pejanët edhe një herë dëshmuan se në stinorin pranveror do të jenë njëra ndër skuadrat kryesore për ta fituar titullin e kampionit. Flamurtari në ndeshjet e fundit është duke e dëshmuar traditën dhe cilësinë e mirë që posedon. "Kuqezinjtë" e Prishtinës, pas një shfaqjeje shumë të mirë, arritën që stinorin vjeshtor ta përmbyllin me fitore dhe atë përballë një skuadre shumë të fortë, sic është Kosova e Vushtrrisë, e cila në këtë edicion befasoi me lojë të mirë. Sido që të jetë, kjo ndeshje la shumë dilema, pasi që në fund të saj adhuruesit vushtrrias u ndanë të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë. Mirëpo, gjithsesi duhet përmendur se aktorët në fushë vërtetë ishin korrektë. Drenica, pushimin dimëror nuk do ta kalojë aq qetë. Ajo assesi nuk është duke u paraqitur ashtu sic jemi mësuar ta shohim kohëve të fundit. Drenicasit, edhe në javën e fundit para adhuruesve të vet nuk arritën fitore, duke luajtur baras dhe atë falë golit në minutën e fundit të ndeshjes, përballë skuadrës shumë të papërshtatshme, Shqiponjës. Ferizaj me shumë vështirësi ka arritur që me fitore të përshëndetet për këtë stinor nga adhuruesit e vet. Ferizajasit me rezultat 3:2 mundën skuadrën e Vëllaznimit, e cila, tashmë, për dallim nga fillimi i kampionatit, ka arritur ta krijojë një lojë të bukur. Liria ka shënuar fitoren më të thellë këtë javë si mysafire, duke e mundur në Prishtinë Kosovën e Prishtinës, duke mos e lejuar që në këtë stinor së paku të shijojë një fitore. Besiana me rezultat minimal e ka mposhtur skuadrën e KEK-ut, duke dëshmuar edhe një herë vështirësitë që po kalon kjo skuadër, sidomos në realizimin e rasteve. Trepca '89, e cila kishte një nismë shumë të mirë, në ndeshjet e fundit assesi nuk është duke i përngjarë skuadrës së javëve të para të kampionatit. Ajo, edhe përkundër fitores me rezultat 1:0 kundër Hysit, nuk tregoi ndonjë lojë gjithaq të bukur për sy.