E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, nesër “ekzekutohen” tetë ekipe. Grupi I

Kupa e Shqipërisë do të luajë nesër aktin e ndeshjeve të kthimit të fazës së parë të turit cerekfinal, ku 16 ekipet më të mira të kompeticionit të dytë më të rëdnësishëm të futbollit shqiptar do të "vrasin" njëra-tjetrën për të vazhduar në rrugën drejt trofeut. Ndeshjet e vajtjes prodhuan jo pak rezultate befasuese.

Grupi I
ELBASANI-TURBINA
(Ndeshja e parë 0-2)
Turbina, që merr pjesë në Kupën e Shqipërisë për të 11-ën herë arriti një fitore befasuese me kampionin e Shqipërisë, Elbasanin, të parën në 6 përballjet midis tyre. Cërrikasit, që në turin e mëparshëm eliminuan Pogradecin duke regjirtruar edhe një rezulatat tenistik 7-2, fituan me Elbasanin me rezultatin e pastër 2-0. Tiranasi Andi Shtrepi një eurogol në minutën e 36-të, ndërsa zëvëndësuesi Admir Uka shënoi vetëm një minutë nga fillimi i pjesës së dytë në stadiumin "Nexhip Trungu". Trajneri i Turbinës, Në ndeshjen e kthimit Elbasanit i duhet të fitojë me një diferencë minimalisht prej tre golash. Statistikat flasin në fakt për Elbasanin që eshte kualifkuar dy herë me cërrikasit në përballjet e tyre të mëparshme. Elbasani ka treguar se di të kalojë vështirësitë e një ekipi të një kategorie më të ulët. Elbasani-Turbina do të gjykohet nga treshja: Disha-Lamaj-Elezi.

DINAMO-SKËNDERBEU
(Ndeshja e parë 3-2)
Ndeshja e vajtjes kundër Skënderbeu shënoi edhe debutimin e Redi Jupit si trajneri i ri i Dinamos, një nisje me fitore në premierën e tij në krye të stolit blu. Ilir Qorri celi goleadën "blu" në minutën e 6, dhe tri minuta më pas ishte senegalezi El Haxhi Gudjabi që dyfishoi rezultatin për Dinamon. Korcarët reaguan pesë minuta më pas, dhe në të 15' ishte Ngjela ai që rihapi ndehjen me golin e tij. Bajrami i Skënderbeut shënoi një autogol në favor të Dinamos në minutën e 16-të. Skënderbeu në minutën e 71-të realizoi me anë të Frashërit realizoi golin e dytë për korcarët. Në 16 takime, Dinamo ka fituar 8 herë me Skëndërbeun, 5 takime janë mbyllur në barazim dhe 5 herë kanë fituar korcarët. Ajo që është më e rëndësishem është fakti se në 4 herë është kualifikuar Dinamo dhe 3 herë Skënderbeu. Dinamo duket se ia ka marrë dorën Skënderbeut, pasi edhe edicionin e kaluar e elimonoi skuadrën korcare Takimi Dinamo-Skënderbeu do të drejtohet nga Gashi-Agaraj-Zeka dhe do të luhet në stadiumin "Tofik Jashari" në Shijak.
BESA- KASTRIOTI
(Ndeshja e parë 0-3)
Kastrioti-Besa 3-0. Ky ishte rezultati në fund të 90 minutave të takimit të dy skuadrave të Kategorisë Superiore. Në pjesën e dytë, Kastrioti shpalosi vlerat e tij duke shënuar 3 gola: Ziambo, Abazaj dhe një kryevepër e Kalarit. Një humbje e trishtuar e Besës në Krujë, pas atij kualifikimi të qetë një tur më parë me Erzenin e Shijakut. Kastrioti shumë pranë kualifikimit. Në 7 takime Kastrioti ka fituar vetëm 2, 3 janë mbyllyr në barazim dhe 2 të tjera janë fituar nga Besa. Kastrioti regjistroi fitoren e 30-në 83 ndeshjet e luajtura në Kupën e Shqipërisë, ndërkohë që Besa, që ka marrë pjesë 18 herë në cerekfinale regjistroi humbjen e 79-të në 246 ndeshje të zhvilluara në kupë. Interesant është fakti se sa herë që janë përballur dy ekipet, i kualifikuar ka dalë Kastrioti, që shpreson se më 22 nëntor do të regjistrojë kualifikimin e tretë. Kjo është dhe sfida e parë për trajnerin e ri të Besës, Vasil Bici. Besa-Kastrioti do të gjykohet nga
Metohia-Rexha-Miho.
SHKUMBINI-FLAMURTARI
(Ndeshja e parë 4-1)
Shkumbini-Flamurtari në ndeshjen e dytë brenda katër ditësh midis kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. Në takimin e vajtjes së Kupës sës Shqipërisë, Shkumbini fitoi 4-1 në transfertën me Flamurtarin që u luajt në stradiumin "Adush Muca" të qytetit të Ballshit. Roland Dervishi ishte kryeheroi i ndeshjes Flamurtari-Shkumbini kur shënoi katër gola. Për Flamurtarin golin e vetëm e realizoi Fjodor Xhafa. Skuadra atëherë drejtohej nga Vasil Bici, ndërsa sot nga Faruk Sejdini. Për ciftin Shkumbini-Flamurtari kjo është përballja e gjashtë gjatë Kupës së Shqipërisë, ndërkohë në pesë të parat, peqinasit kanë tashmë tri fitore kundrejt dy të Flamurtarit. Gjithsesi, ajo që vlen të përmendet është fakti se nga dy përballjet e mëparshme, të kualifikuar kanë qenë vetëm peqinasit, që mesa duket do të kualifikohen sërish për herë të tretë, kur kanë fituar edhe këtë radhë në transfertë me rezultatin bindës 4-1. Edhe në kampionat Shkumbini ka rezultate pozitive me Flamurtarin. Abeshi-Lamce-Bimi, kjo është skuadra e gjyqtarëve të takimit Shkumbini-Flamurtari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›