E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova kërkoi njohje nga Burundi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli ka takuar zëvendëspresidentin e Burundit, Therence Sinunguruza dhe shefin e diplomacisë së këtij vendi afrikan.
 

Thaçi kërkoi nga zëvendëspresidenti njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga shteti i Burundit, si hap të nevojshëm për fillimin e ndërtimit të raporteve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
 

Ndërsa zëvendëspresidenti Sinunguruza dhe ministri i Jashtëm i Burundit ftuan zëvendëskryeministrin Pacolli në një vizitë zyrtare në Burundi, ku do të diskutohej për ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve.
 

Ndërkaq, ministri Enver Hoxhaj raportohet të jetë takuar me dy homologët e tij evropianë, ministrin e Jashtëm të Çekisë, Karel Schwarzenberg dhe ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Audronius Ažubalis, nga të cilët ka kërkuar përkrahjen për realizimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›