E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova në FIFA? Diskutohet më 14 dhjetor në Tokio

Vendimi për lejim ose jo të pjesëmarrjes së Kosovës në ndeshjet miqësore është shtyrë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA). Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s do diskutojë lidhur me cështjen në fjalë më 14 dhjetor në Tokio.
 

"Komiteti Ekzekutiv mendon se është e nevojshme të lihet kohë për të adresuar çështjet e pazgjidhura. Do të flasim në Tokio më 14 dhjetor", ka thënë të premten presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.
 

Federata Serbe e Futbollit ka protestuar fuqishëm lidhur me vendimin e FIFA-s që Kosova edhe pse nuk është më anëtare e saj,mund të luajë ndeshje miqësore në muajin maj.
 

Por ky vendim është pezulluar nga FIFA derisa të deklarohet Komiteti i saj Ekzekutiv.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›