E Shtunë, 31 Tetor 2026

“E zonja e bujtinës” vjen në Metropol

TIRANE-Duke filluar nga data 14 nëntor Teatri i Metropolit në Tiranë do të shfaqë çdo të enjte, premte, shtunë dhe të diel, premierën e komedisë italiane me titull “E zonja e bujtinës”. Në datën 12 dhe 13 nëntor shfaqja do të jepet për mediat dhe miqtë e Teatrit të Metropolit. “E zonja e bujtinës” është komedia me moderne e reformatorit të teatrit italian Carlo Goldoni. Ajo është një komedi e shkruar nga Goldoni në 1750-ën. Historia sillet rreth Mirandolinës, një grua e re dhe tërheqëse që drejton në Firenze me ndihmën e kamarierit të saj Fabrizio, një bujtinë, e trashëguar nga i ati. Mirandolina është në qendërtë vëmendjes së burrave... Përballja e dy gjinive, e mashkullit dhe e femrës, e lashtë sa vetë jeta është boshti qendror i konfliktit të kësaj vepre. Goldoni si mjeshtër i madhe i karaktereve, ka pikturuar Even dhe Adamin me një kolorit shumë modern. Në një kohë kur femra ishte e dhunuar nga arroganca mashkullore ai ngre lart figurën e Mirandoines, protagonistes kryesore të veprës, si një ftesë për emancipimin e një shoqërie tejet patriarkale. Komedia vjen nën regjinë e Hervin Çulit dhe nën interpretimin e aktorëve Adelina Muça, Eni Jani, Fatos Sela, Genc Fuga, Genti Deçka, Arben Spahia dhe Ermonela Alikaj Plasari. Skenografe është Herolinda Koçllari, ndërsa piktore Albana Rexha.

(d.b/MILOSAO/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›