Prandeli: Balotelli duhet të përmirësohet

Cesare Prandeli, trajner i kombëtares së Italisë tha se Mario Balotelli duhet urgjentisht të përmirësohet, në qoftë se ai dëshiron të bëjë një karrierë të bujshme.
“Mario duhet të përmirësohet dhe nëse këtë nuk e kupton ai mund të rrënoj karrierën e tij, pa marrë parasysh potencialin e jashtëzakonshëm fizik që e ka”, theksoi Prandeli.
Trajneri i kombëtares së Italisë e ka përfshirë në skuadër Balotellin për ndeshjen miqësore kundër Spanjës, por do të lërë atë në stol.