E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova kerkon status te njejte me Serbine

Kosova ka kerkuar nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise per te patur status te barabarte me Serbine, para se ajo te vendose mbi ligjshmerine e pavaresise se Kosoves, ka thene zevendeskryeministri Hajredin Kuqi. Kerkesa e bere nga ministri i jashtem, eshte qe Kosova te pranohet si pale e barabarte ne perballjen ndaj gjykates", ka thene Kuqi pas mbledhjes se qeverise. Ne do te reagojme pavaresisht nga vendimi i gjykates, por mendoj se do te kete nje perfaqesim korrekt dhe te pershtatshem, ka thene Kuqi. Nje dite me pare perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves kane bere te ditur se Majkell Ud, nga Mbreteria e Bashkuar, do te kryesoje ekipit ligjor te Kosoves para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, ku pritet te shqyrtohet çeshtja e vlefshmerise se pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›