Itali, një në katër njerëz është i varfër

Romë, 15 Tetor, 10:42, NOA - Një raport i organizatës katolike Caritas të pubikuar sot, është bërë e ditur se, një në katër persona është i varfër në Itali. Bashkëpunëtori i agjencisë NOA, bën të ditur se, rreth 7,5 milionë persona, ose 13 për qind e popullsisë, jeton me 500-600 dollarë në muaj sipas këtij studimi.
Nga Instituti Kombëtar (Istat) ishte rezultuar se kufiri i varfërisë ishte 970 euro për një familje me dy persona në 2006, rikujtoi Caritas.
Raporti i Karitas tregon se pasuritë e patundshme janë rritur me 17 për qind në semestrin e parë të vitit 2008 në krahasim me vitin 2007.
c.a/NOA