E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç: Serbë mos pranoni pasaportat e Kosovës

 

PRISHTINE - Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviç u ka kërkuar serbëve të Kosovës të mos pajisen dhe me pasaportat e reja të Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së sotme Bogdanoviç i ka thënë mediave serbe në Kosovë se me pajisjen e tyre, në mënyrë indirekte do të njihet “i vetëshpalluri shtet i Kosovës”, ndërsa Serbia do ta ketë të vështirë ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. “Një hap i tillë është absolutisht i papranueshëm. Ne i kemi dokumentet tona dhe në përputhje me rezolutën 12 44, këto dokumente janë ende të vlefshme”, tha ministri serb Bogdanoviç.
(a.s/Balkanweb/REL)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›