Podgoricë, 51 të arrestuar për protestën kundër njohjes së Kosovës
Nga Erion Kaçorri
Vazhdojnë arrestimet në Malin e Zi për shkak të përleshjeve të disa ditëve më parë në Podgoricë kundër vendimit për njohjen e Kosovës. Deri më tani, numri i të arrestuarve ka shkuar në 51. Kryeministri malazez, Millo Gjukanovic ka mbrojtur në parlament, vendimin e ekzekutivit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa opozita ka kërkuar një referendum.
PODGORICË – Policia malazeze ka njoftuar sot se ka arrestuar edhe një person nën dyshimin se ka kryer vepër penale të sjelljes së dhunshme gjatë protestave kundër njohjes së Kosovës, të cilat përfunduan me dhunë.
Deri me tani policia ka arrestuar 51 persona, nga të cilët, 13 nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të sjelljes së dhunshme dhe 28 nën dyshimin se kanë shkelur ligjin mbi rendin dhe qetësinë publike.
Dhjetë persona janë liruar pasi janë marrë në pyetje. Gjatë përleshjeve të disa ditëve më parë në Podgoricë, ku u lënduan 26 policë dhe 11 protestues, bënë të ditur autoritetet. Ndërkaq, një ditë më parë, kryeministri Malazez, Millo Gjukanovic mbrojti në parlament vendimin e ekzekutivit për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Ai deklaroi se, “nuk ekzistojnë kurrfarë arsyesh private e sekrete prapa vendimit të qeverisë së këtij vendi për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
"Personalisht, nuk kam kurrfarë interesash private, as në Serbi e as në Kosovë”, deklaroi Gjukanoviç.
Partia socialiste pro Serbe, pretendon se njohja e pavarësisë nuk reflekton dëshirën e popullit të Malit të Zi, duke iu referuar disa sondazheve sipas të cilave 80 përqind e Malazezëve e kundërshtojnë këtë lëvizje. Socialistët kërkojnë një referendum kombëtar lidhur me vendimin e qeverisë, ose në rast të kundërt tërheqjen e vendimit.
(a.s/Balkanweb/)