E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi- Maqedoni, negociata pë emrin pas 1 qershorit

Qeveria greke ka propozuar që bisedimet për emrin dhe dhënia e propozimeve konkrete duhet të bëhet pas zgjedhjeve të 1 qershorit në Maqedoni, shkruan sot gazeta greke "Elevteros Tipos".Sipas saj, autoritetet në Athinë janë vënë në dilemë se a duhet të propozohet ndonjë emër i ri për Maqedoninë para zgjedhjeve të parakohshme të 1 qershorit. Gazeta greke bën të ditur se vendimi i fundit është që të mos bisedohet me autoritetet e Shkupit në këtë periudhë të zgjedhjeve. "Ndërmjetësit të OKB-së Metju Nimic i është propozuar që të mos vizitojë Shkupin dhe Athinën gjatë kësaj jave, për shkak se bisedimet nuk do të jenë të frytshme për shkak të procesit zgjedhor në Maqedoni", shkruan "Elevteros Tipos". Negociatori grek Adamandios Vasilakis i ka kërkuar ndërmjetësit Nimic që të mos bëjë përpjekje në këto bisedime për shkak se në këtë periudhë janë zgjedhjet në Maqedoni dhe negociatori maqedonas Nikolla Dimitrov përfaqëson një politikë jo unike shtetërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›