Kosova kremton 2 vjetorin e Pavarësise, Berisha dhe Topi përcjellin mesazhe urimi

Kosova feston sot dyvjetorin e shpalljes së pavarësisë. Kjo ditë e rëndësishme është duke u festuar në mbarë vendin dhe të gjitha trojet shqiptare në Ballkan. Krerët më të lartë të shtetit shqiptar i kanë përcjellë mesazhe të ngrohta urimi liderve politik të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve atje, për këtë ditë të shënuar për mbarë kombin. Me këtë rast, aktivitetet kryesore janë përqendruar në kryeqytetin e shtetit më të ri, Prishtinë. Fillimisht është mbajtur mbledhja solemne e Asamblesë Komunale të femijëve të Prishtinës. Sheshet kryesore janë mbushur me flamuj të Kosovës, Shqipërisë dhe të kombeve që e kanë njohur pavarësinë. Në Prishtinë kanë shkuar edhe qytetarë nga Fieri e Vlora, të cilët janë të lumtur që po festojnë Ditën e Pavarësisë. Programi qendror festiv fillon në oren 20:00, në skenën e vendosur para Hotel “Iliria”, ku do të performojnë solistë dhe grupe të ndryshme të muzikës popullore dhe argetuese.
...