Ndërkombëtarët apel opozitës: Po rrezikoni integrimin e Shqipërisë

Ambasadorët e Bashkimit Evropian në Tiranë, bën thirrje sot për zgjidhjen e situatës politike, pasi siç u shprehën ata në këto kushte po rrezikohet procesi i integrimit të vendit. Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan dhe ai spanjoll, vendi i të cilit ka edhe Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, Manuel Montobio, deklaruan se situata aktuale përbën një pengesë kyçe për aspiratat e Shqipërisë. “Partitë të mos vojnë zgjidhjen. çdo vonesë rrezikon në mënyrë permanente integrimin. Opozita duhet të ketë të qarta objektivat e saj në ngritjen e komisionit hetimor. Ndërkombëtarët nuk do të japin asnjë propozim konkret lidhur me zgjidhjen e situatës politike. Kjo duhet të vijë nga vetë forcat politike në Shqipëri, mazhoranca dhe opozita. Propozimet dhe zgjidhja duhet të vijnë nga faktorët e brendshëm nën drejtimin e Presidentit të Republikës Bamir Topi”, deklaruan ambasadorët, Lohan dhe Montobio, në përfundim të takimit të sotëm. Ambasadori spanjoll, përsëriti edhe njehërë afatin ligjor për opozitën, duke i kutjuar 6 marsin, si datën e fundit për të hyrë në parlament. “Opozita duhet të gjejë rrugën. Zgjidhja duhet të vijë para datës 6 mars”, u shpreh Montobio. Ambasadori spanjoll tha gjithashtu se mbështet presidentin Topi në procesin e tij të negociatorit. Kryediplomatet u mblodhën sot paradite në takimin e përjavshëm në zyrat e Komisionit Europian në Tiranë. Në takimin prej afro 90 minutash, diplomatët, të cilët prej ditësh, janë të angazhuar në procesin e negociatave kanë thënë se deklarateve të dy liderëve politikë duhen vendime konkrete.
...