Maqedonia, Komisioneri per Zgjerimin viziton sot Shkupin
SHKUP-Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Antonio Milloshovski, ka deklaruar se do të kërkojë ndihmë nga Bashkimi Evropian për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.
Z. Milloshovski e bëri këtë deklaratë para vizitave të paralajmëruara në vend të disa delegacioneve evropiane. Komisioneri përr Zgjerim, Stefan Fule ka njoftuar se do të vizitojë sot Shkupin.
Z. Milloshovski tha se do të kërkohet ndihma evropiane për shkak të qëndrimeve maksimaliste të Greqisë.
Mandati i Baroneshës Ashton, ministre joformale e jashtme e BE-së, por edhe i Presidentit të Këshillit, sipas z. Milloshovski mund të ndikonin në arritjen e zgjidhjes.
Më herët, kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski është shprehur se qeveria e tij, e kishte vullnetin politik dhe dëshirën për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit.
Presion
Komuniteti ndërkombëtar po e intensifikon presionin mbi Maqedoninë për të gjetur një zgjidhje, sidomos në prag të rifillimit të bisedimeve me Athinën.
Javën e ardhshme, ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz pritet të vizitojë Shkupin dhe Athinën.
Përpjekjet e Maqedonisë për integrim të mëtejshëm në BE, për momentin janë bllokuar nga mosmarrëveshja disavjeçare em fqinjin e saj jugor.
Shkupi mori rekomandim për filimin e negociatave përfundimtare për anëtarësim, por pa një datë se kur do të fillojnë ato për shkak të kundërshtimit grek.
BE kërkon nga Maqedonia që gjatë presidencës spanjolle, e cila përfundon në qershor, të arrijë një zgjidhje për çështjen e emrit.
(BBC/BalkanWeb)