Prishtina: Te rihapet dosja e varrit masiv ne Rudnice
PRISHTINE- Me ndërmjetësimin e Komitetit Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq, në Beograd do të mbahet nesër takimi i radhës i grupit punues për personat e pagjetur.
Takimi i këtij grupi, i cili përbëhet nga delegacionet e grupeve te punes te Prishtinës dhe Beogradit, do të ketë karakter pune dhe do të jetë i mbyllur.
Prenk Gjetaj, përfaqësues i delegacionit nga Prishtin- I cituar nga europaelirë- thekson se pala kosovare do të shtojë kërkesat për ndriçimin e fatit të personave të pagjetur, duke u bazuar në informacione të reja.
“Në radhë të parë, ne do të prezantojmë strategjinë tonë për vitin 2010 rreth çështjes së punës së mëtutjeshme për ndriçimin e fatit të personave të pagjetur. Do të shkëmbejmë informacione dhe do të bëjmë kërkesa duke u mbështetur në disa informacione shtesë, të reja. Do të shikojmë edhe kërkesat e palës së Beogradit në këtë drejtim”- deklaroi Gjetaj.
Ai shtoi më tej se delegacioni nga Prishtina do të riaktualizojë çështjen e Rudnicës, ku dyshohet se ekziston varrezë masive.
Në zonën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vendin e quajtur Rudnicë dyshohet për varrezë masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në territorin e Drenicës.
Gërmimet e 2007 nuk nxorrën asnjë rezultat, por Prek Gjetaj thotë se dyshohet se është gabuar vendndodhja dhe tashmë kanë informacione shtesë, të cilat do t’i prezantohen delegacionit të Beogradi, me kërkesën që të punohet në këtë drejtim.
Familjarët e personave të pagjetur, shqiptarë dhe serbë kërkojnë të shtohet presioni për ndriçimin e fatit të familjarëve të tyre të pagjetur. Në Kosovë aktualisht evidentohen si të pagjetur 1870 persona, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.
(s.g/BalkanWeb)