E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni mposhti Violan

TIRANE-Bayern Munichu dhe Fiorentina janë takuar në Allianz Arena për të zhvilluar përballjen e parë rë tetës së finales së Ligës së Kampioneve, ndërsa më të suksesshëm nga ky takim dolën lojtarët vendas, të cilët fituan me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë e takimit ishte sadopak e baraspeshuar, sidomos minutat e para të saj, mirëpo vendasit dalëngadalë shtuan presionin ndaj portës së Sebastian Freit.

Një aksion i bukur i Robben, Gomez dhe Ribbery rezultoi me penallti në favor të bavarezëve, pas ndërhyrjes në anësorin francez.

Ndërsa nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Arjen Robben (45’+3), i cili vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Fiorentina reagoi për të barazuar rezultatin. Pas një goditje nga këndi të Marco Marchionnit më së miri brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit u gjet Per Billeskov Kroldrup, i cili barazoi shifrat (50’).

Nga minuta e 73-të gjërat u vështirësuan për skuadrën mysafire, pasi Massimo Gobbi u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje në Arjen Robben.

Goli i fitores për bavaraezët erdhi nga pozita jashtë loje, kur Miroslav Klose shënoi me kokë në portën e Frei (89’).

Ky rezultat lë gjithçka të hapur, duke qenë se ndeshja kthyese zhvillohet në Artemio Franchi, ndërsa Fiorentina ka shënuar një gol në terren mysafir.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›