Merkel takohet me Papën, bisedojnë për gjendjen në Europë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pritur në një vizitë zyrtare Papa Bbenediktin e 16-të, i cili ka udhëtuar drejt vendit të tij të lindjes. Fokusi i takimit mes dy personaliteteve ka qenë situata ekonomike dhe tregjet financiare në botë.
“Ajo çka shfaqi interesimin e madh të Papës ishte tema mbi gjendejn në Europë. I bëra shumë të qartë se Bashkimi i Europës është shumë i rëndësishëm për Gjermaninë, pasi unifikimi do të thotë pasuri, demokraci dhe liri për ne, dhe ky ishte një mesash i cili uprit mirë. Folëm gjithashtu edhe për tregjet financiare, lidhur me faktin se politikat, duhet të kenë fuqinë që të veprojnë dhe jo vetëm të reagojë. Ky është një moment i rëndësishëm për globalizimin”, tha kancelarja gjermane pas takimit.
Papa do të jetë në Gjermani për një tur katër ditor dhe pritet që të ketë një sërë takish të tjera të rëndësishme. Ai do të takohet me liderat gjermanë të fesë judiste dhe myslimane. Papa Bendikti i 16-të, do të jetë i pari që do të mbajë një fjalim në Bundestagun gjerman. Rreth 100 deputetë të Partisë Socialdemokrate, të të Gjelbërve dhe të Majtës do të bojkotojnë fjalimin e Papës në Bundestag.
Të premten, Papa do ta nisë me Meshën private në kapelën e Nunciaturës Apostolike, në Berlin, për t`u takuar më pas me përfaqësuesit e bashkësisë myslimane, në Sallonin e Pritjeve të Nunciaturës Apostolike. Të pretmen do të zhvillohen disa mesha, vizita me autoritetet më të larta fetare në gjermani, por edhe takime të ndryshme, si ai me ish-kancelarin Helmut Kohl etj. Në ditën e fundit të udhëtimit në gjermani, të dielën, aktiviteti kryesor është kremtimi i Meshës në Aeroportin turistik të Friburgut, pasuar nga lutja e Engjëllit të Tënzot.