E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi ne Kabul Pentagoni akuzon Pakistanin

Zyrtarët më të lartë të ushtrisë amerikanë akuzuan agjencinë pakistaneze të inteligjencës se mbështeti sulmin mbi ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kabul, javën e kaluar. Ishte admirali Majk Mullen, drejtuesi më i lartë i ushtrisë amerikane, që gjatë një seance dëgjimore në Senat akuzoi drejtpërdrejt Agjencinë e shërbimeve sekrete të Pakistanit.

“Rrjeti Hakani që sulmoi ambasadën në Kabul vepron si një krah i vërtetë i shërbimit sekret pakistanez”, tha Mullen. 25 persona humbën jetën gjatë sulmit të sa martës së kaluar në një betejë të vërtetë në zemër të Kabulit, që zgjati 20 orë. Ministri i Brendshëm i Pakistanit, më herët mohoi lidhjet me grupin Hakani.  Rehman Malik madje përjashtoi praninë e grupit, një nga rrjetet më të frikshëm që luftojnë në Afganistan dhe me lidhje të forta me Kaedën, në territorin pakistanez.

Ministri i bëri këto deklarata pasi u takuam me kreun e Zyrës federale amerikane të hetimit në Islamabad Robert Muller. Anëtarët e grupit Hakani janë prodhim i Bashkimit Sovjetik dhe luftës afgane kur ne ishim partner dhe ata janë bijë të tokës sonë, por unë garantoj se ata nuk ndodhen në Pakistan:” tha Malik.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Islamabadit janë ashpërsuar së fundmi, për shkak të dyshimeve se autoritetet pakistaneze nuk janë të sinqertë në luftën e tyre ndaj terrorizmit. Pakistani mbahet si një shtet aleat ndërkohë që luftohet me talibanët në Afganistan. Mosbesimi i Uashingtonit u duk sidomos në operacionin për vrasjen e Osama Bin Laden, ku spiunazhi pakistanez u anashkalua gati tërësisht, ndërsa më vonë u tha se segmente të tij ndihmuan kryeterroristin të jetonte i qetë për shumë kohë në strehën e tij në Abotabad.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›