E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa ne Gjermani vizita ne kushte sigurie maksimale

Papa Benededikti i XVI fillon vizitën e tij të parë zyrtare në Berlin. Ati i shenjtë u prit sipas protokollit të rezervuar krerëve të shtetit, për t’u shtrënguar më pas dorën në takime të veçanta presidentit të republikës federale, Kristian Ulf, e kancelares Angela Merkel. Udhëtimi i Joseph Ratzinger në atdheun e  tij, vjen në një klimë të tensionuar. Entuziazmi për zgjedhjen e të parit papë gjerman i ka lënë vendin  një qëndrimi më kritik  sidomos për shkak të skandaleve të pedofilisë që kanë rrokur kishën katolike.

Edhe gjatë fluturimit Papa dënoi ashpër  fenomenin . Ëshët një turp, deklaroi ai para gazetarëve që e shoqëronin duke shtuar se ndante dhembjen e me  viktimat. Ati i shenjtë pranoi gjithatu se po mbërrinte në një vend ku reagimet ndaj vizitës së tij nuk janë  të njëjta. Por sipas  atit të shenjtë shprehja e pikëvështrimeve personale është pjesë e lirisë.

Gjatë udhëtimit të Papës të konsideruar  si një ndër 5 personat më të rrezikuar nga atentatet siguria në Gjermani është maksimale. Qindra vetë protestuan në Berlin kundër vizitës së Papës. Protestat masive mbahen në kundërshtim  të pikëpamjeve të Vatikanit mbi kontracepsionin, rolin e grave, homoseksualitetin, si dhe për shkak të abuzimit seksual nga ana e priftërinjve.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›