E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonan Shengen KE refuzon Bullgarine e Rumanine

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian e kanë shtyrë për një datë tjetër pranimin e dy shteteve të reja anëtare, Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen. Sekretari gjerman për çështje të brendshme, Ole Shrëder, tha se ministerial nuk arriti në marrëveshje dhe se çështja do të diskutohet në Samitin e BE-së më 17-18 tetor. Shkak është bërë shqetësimi i Holandës dhe Finlandës për korrupsionin dhe krimin e organizuar në të dyja vendet që kërkonin akses në zonën pa kufij të Europës.

Vendimi ishte i paralajmëruar pasi si parlamenti hollandez dhe ai finlandez u kishin thënë një jot ë qartë qeverive të tyre në lidhje me negociimin e zgjerimit të zonës shengen. Madje, edhe për atë që presidenca polake e kishte paraqitur si një zgjidhje kompromisi ndaj kundërshtisë së mëparshme të Francës dhe Gjermanisë.

Zgjidhja ishte gjendur duke pranuar në Shengen portet dhe aeroportet rumune dhe bullgare, ndërsa kufijtë tokësorë të hiqeshim vetëm më 31 korrik të vitit të ardhshëm. Pranimi i vendeve të reja në zonën e 25 shteteve të fuqishme të eurozonës, kërkon miratim unanim të 22 prej tyre, pasi tre të tjerat Norvegjia, Islanda dhe Zvicra që nuk janë anëtare të BE-së nuk kanë të drejtë vote.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›