Kosova kundërshton planin e ndarjes
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës e kanë hedhur poshtë një ide për ndarjen në vija administrative të Veriut të Kosovës, të paraqitur nga Andrei Ladely, i dërguar i OKB-së për bisedimet me Beogradin zyrtar mbi ristrukturimin e UNMIK-ut. Autoritetet kosovare thanë se Kosova është një tërësi territoriale dhe e pandashme. Ata kërkuan shtrirjen e plotë të misionit evropian për drejtësi e polici, EULEX, në të gjithë territorin e saj, madje pa kushtëzime.
Reagimet e ashpra pasuan shkrimet në mediat vendase, sipas të cilave, i dërguari i OKB-së për bisedimet me Beogradin zyrtar, ka ofruar propozimin për një sistem të ndarë doganor. Ndërkaq, ai ka propozuar për policinë në Veri, një zinxhir komandues jashtë atij të policisë aktuale të Kosovës. Autoritetet e Prishtinës i cilësuan propozimet si kushtëzime që Beogradi po i vë shtrirjes së misionit të EULEX-it në Kosovë.
Ladely duhet të përgatisë një qëndrim mbi procesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut deri në mesin e muajit nëntor, kur OKB-ja duhet të diskutojë për Kosovën. Por edhe autoritetet ndërkombëtare kanë kundërshtuar çfarëdo ndarje të Kosovës mbi vija etnike, duke nënvizuar se kjo ide mund të ketë një efekt negativ mbi tërë rajonin e Ballkanit. Ndërkohë, ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Joseph Jung, ka riafirmuar në Prishtinë qëndrimin e Kancelares Merkel kundër ndarjes së Kosovës, duke shtuar se vendi i tij mbështet një Kosovë shumëkombëshe, demokratike e të bashkuar.
Autoritetet serbe, ndërkaq, kanë kërkuar respektimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe funksionimin e policisë dhe të drejtësisë nën ombrellën e OKB-së. Korrespondenti i BBC-së në Prishtinë rikujton se misioni i EULEX-it pritet të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës nga fillimi i dhjetorit, pasi të arrihet paraprakisht një marrëveshje me Beogradin zyrtar dhe pasi të miratohet një deklaratë presidenciale në OKB.