E Diel, 1 Nëntor 2026

De Kermabo: EULEX, në përputhje me rezolutën

Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, Yves de Kermabon, ka deklaruar se ky mision vepron mbi bazën e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. "Nuk do të kërkoj mendimin e OKB-së për ligjshmërinë e EULEX-it, pasi unë jam drejtues i një misioni teknik dhe jo politik", u shpreh De Kermabon. Duke folur për gazetën "Veçernje Novosti", ai tha se është i gatshëm të udhëtojë në Beograd, për të shpjeguar më mirë mandatin e EULEX-it. "Jam i gatshëm të udhëtoj në Beograd për ta shpjeguar mandatin e EULEX-it. Dëshiroj të theksoj përparësitë dhe përfitimet e shumta që do të kenë, sidomos pakicat, nëpërmjet sundimit të ligjit", ka thënë Kermabon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›