Qazimi: Shqipëria dhe Kroacia, bashkë në rrugën drejt NATO-s
Prej më shumë se një viti, zoti Pëllumb Qazimi ushtron funksionet e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Zagreb. Gjatë kësaj periudhe, ai duket se është përshtatur mirë me jetën e diplomatit, pas një përvoje shumëvjeçare si ushtarak dhe ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Gjatë një vizite, pak ditë më parë, në selinë e ambasadës që ndodhet në qendër të Zagrebit, shumë pranë Ministrisë së Jashtme të këtij vendi, ambasadori Qazimi na njeh, veç të tjerash, edhe me fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai përcakton nivelet aktuale dhe drejtimet kryesore të bashkëpunimit, që sipas tij, janë me interes të dyanshëm në proceset e integrimit.
Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci nënvizon se, të dyja vendet kanë marrë ftesën për anëtarësim në NATO dhe Protokolli i anëtarësimit është firmosur nga tetë (bashkë me SHBA-në) vende, një fakt që forcon besimin se, në Samitin e NATO-s, në prillin e vitit të ardhshëm, të dyja vendet do të jenë anëtare me të drejta të plota në Aleancë. Gjithashtu, Qazimi bën një përmbledhje të qëndrimeve të njëjta të të dyja vendeve ndaj njohjes së Kosovës, mbështetjes në proceset e integrimit për të gjitha vendet e rajonit. Sipas tij, në Kroaci jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar, që ka një rol të pazëvendësueshëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kroacisë. Po ashtu, në këtë vend dhe pikërisht në Zarë (Zadar), jeton edhe një komunitet i vjetër shqiptarësh (arbanas), të ardhur para 300 vjetësh. Nga ky komunitet është edhe akademiku, ilirologu dhe historiani i njohur, Aleksandër Stipcevic, si dhe ministri aktual i Transportit, Bozidar Kallmeta.
Cilat janë marrëdhëniet dhe niveli i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë?
Për t‘iu përgjigjur pyetjes, që në fillim doja të theksoj se në nivelin politik, marrëdhëniet dhe niveli i bashkëpunimit janë shumë të mira. Shkëmbimet e vizitave të autoriteteve të nivelit të lartë kanë qenë pjesë e bashkëpunimit të këtij viti. Të dyja vendet kanë marrë ftesën për anëtarësim në Aleancën e NATO-s dhe deri tani, si për Shqipërinë, edhe për Kroacinë, Protokolli i anëtarësimit është ratifikuar nga parlamentet e shtatë (tetë me SHBA-në), vendeve anëtare të Aleancës. Ekziston besimi se në Samitin e NATO-s të prillit 2009, vendet tona do të jenë anëtare me të drejta të plota në Aleancë. Gjithashtu, të dyja vendet janë të orientuara për integrim në Bashkimin Evropian. Kroacia synon që brenda vitit 2009 të mbyllë të gjithë kapitujt dhe bisedimet me BE-në. Ndërkohë që Shqipëria ka nënshkruar MSA-në dhe po bën progres në rrugën e integrimit. Të dy këto drejtime kanë qenë fusha të bashkëpunimit intensiv.
Ndërkohë, dy vendet kanë shkëmbyer përvoja në ndërtimin e shoqërisë demokratike funksionale në vendet respektive, ndërtimin e shtetit ligjor, ndërtimin e ekonomisë së tregut të lirë dhe krijimin e një jete më të mirë për qytetarët. Bashkëpunimi shumë i mirë në fushën politike është zgjeruar edhe në angazhimin e përbashkët për paqe, qëndrueshmëri e zhvillim në rajon. Kjo është shprehur në qëndrimin e njëjtë për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës, qëndrimin e njëjtë në mbështetje të integrimit evropian dhe euroatlantik të të gjitha vendeve të rajonit, angazhimin konstruktiv në të gjithë nismat rajonale dhe në forume ndërkombëtare, kontributet me personel ushtarak në operacionet në mbështetje të paqes. Të dyja vendet, së bashku me Maqedoninë, në kuadrin e Kartës SHBA-Adriatik 3 janë të pranishme me mision në Afganistan me një ekip të përbashkët ushtarak mjekësor. Mes Shqipërisë dhe Kroacisë nuk ka asnjë problem politik të pazgjidhur dhe kjo e favorizon rritjen e intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Shkëmbimi i përvojave për integrimin evropian dhe integrimin euroatlantik kanë qenë të vazhdueshme.
Fusha të tjera bashkëpunimi kanë qenë ato të ekonomisë e të tregtisë, turizmit, energjisë, bujqësisë, investimeve kroate në Shqipëri, shkëmbimeve kulturore, ashtu si edhe bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, policisë etj. Gjithsesi, duhet pranuar se ende ka shumë për të bërë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe sidomos atij ekonomik prodhues.
Cilat janë përparësitë e bashkëpunimit?
Do doja të përmend tri përparësi.
Së pari, është shkëmbimi i përvojave në rrugën e integrimit në BE dhe në NATO, gjë që është realizuar dhe vazhdon të realizohet përmes veprimtarive dypalëshe e rajonale të nivelit të lartë, veprimtarive në nivel ekspertësh, si edhe ngjarjeve të tjera që familjarizojnë e përgatisin më mirë të dy vendet për anëtarësimin në BE dhe NATO;
Së dyti, bashkëpunimi në fushën ekonomike e atë të investimeve. Vizitat e nivelit të lartë janë shoqëruar edhe me organizim të forumeve ekonomike. Në Kroaci janë prezantuar ecuria e rezultatet e reformave ekonomike dhe mjedisi i favorshëm i investimeve në Shqipëri. Shpresojmë se Kroacia dhe investitorët kroatë do të tregohen "më agresivë" për investime në Shqipëri, jo thjesht për aktivitet tregtar, por për aktivitet prodhues të përbashkët. Drejtimet e investimit janë nga më të ndryshmet, në veprimtari prodhuese, turizëm, energji, bujqësi, infrastrukturë rrugore, etj;
Së treti, shkëmbimet kulturore, artistike, shkencore, historike. Veprimtaritë e organizuara dhe ato në vijim, kanë çuar në atë që të njohim më mirë njëri-tjetrin, të kuptohemi më mirë. Popujt dhe vendet tona janë pjesë e të njëjtit rajon. Kanë të kaluar me diferenca, por edhe me ngjashmëri. Shkëmbimet në këto fusha, jo vetëm që na sjellin më afër, por njëherazi inkurajojnë thellimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes për të dyja vendet, por edhe në të mirë të rajonit.
Në ç‘drejtime duhet pasur më shumë vëmendje?
Njohja e ndërsjellët duhet thelluar. Kroacia ka çfarë t‘i ofrojë Shqipërisë. Por edhe Shqipëria ka shumë për t‘i prezantuar Kroacisë. Thellimi i njohjes përmes veprimtarive promovuese te njëri-tjetri, do të thellojë bashkëpunimin përmes projekteve konkrete. Njohja, përmes veprimtarive të nivelit të lartë, por edhe me kontribut të akademikëve, studiuesve, njerëzve të thjeshtë do të rrisin besimin. Kjo do të lehtësojë e mundësojë edhe bashkëpunimin më të mirë në fushën ekonomike, të investimeve dhe në fusha të tjera. Intensifikimi i marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ekonomike do të jetë drejtim me interes e ku do të shënohen rritje.
Cili ka qenë roli i ambasadës për të mundësuar bashkëpunimin dhe cilat kanë qenë disa nga veprimtaritë promovuese të imazhit të Shqipërisë?
Efektiviteti i bashkëpunimit dypalësh përbën pjesë qendrore të misionit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kroaci. Realizimi i bashkëpunimit është realizuar përmes kontakteve me autoritete të nivelit të lartë në Kroaci, por edhe përmes veprimtarive me nivele të tjera.
Ambasada ka pasur në qendër të vëmendjes promovimin e imazhit të Shqipërisë. Janë përdorur jo vetëm rrugët standarde të promovimit. Janë synuar veprimtari që ndiqen jo thjesht nga zyrtarët, por edhe nga sektori privat, përfaqësues të botës akademike, shkencore, universitare, kulturore, të biznesit, njerëz të thjeshtë. Përveç shuarjes së kuriozitetit për Shqipërinë dhe zhvillimet e saj, është rritur interesi i qytetarëve kroatë për fusha e drejtime të veçanta në Shqipëri. Roli i ambasadës ka qenë i dukshëm në informim më të mirë, organizim veprimtarish promovuese, koordinim veprimtarish me organizma kroatë, afrim subjektesh të ndryshëm, interesim e ndjekje të veprimtarive të përbashkëta që zhvillohen jo vetëm në Kroaci, por edhe ato në Shqipëri. Ambasada ka qenë mikpritëse jo vetëm para veprimtarive të caktuara, por edhe pas realizimit të tyre. Mund të vë në dukje se numri i miqve kroatë të ambasadës ka shënuar rritje. Kuptohet, se jo gjithmonë arrihet gjithçka dhe menjëherë. Qetësia dhe durimi kanë bërë që rezultatet të mos mungojnë.
Ka një komunitet shqiptar në Kroaci. Cili është roli i tij? Cilët janë marrëdhëniet e ambasadës me këtë komunitet dhe cili është kontributi i tij në marrëdhëniet midis dy vendeve?
Në Kroaci jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar. Ai është i organizuar në bashkësi, këshilla, shoqata të intelektualëve, të grave, kulturore e artistike. Siç emërtohet në Kroaci, shqiptarët e këtushëm përbëjnë pakicën kombëtare. Me ligj, pakicat kombëtare janë të organizuara e të financuara nga qeveria për veprimtarinë e tyre. Me kënaqësi mund të thuhet se shqiptarët e Kroacisë janë qytetarë dinjitozë, punëtorë, që respektojnë ligjin dhe që janë të integruar në shoqërinë kroate. Ata janë të shpërndarë gati në të gjithë Kroacinë. Gjithashtu, në Kroaci dhe pikërisht në Zarë (Zadar) ka një komunitet të vjetër shqiptarësh (arbanas), të ardhur që para rreth 300 vitesh nga Shqipëria. Nga ky komunitet është akademiku, ilirologu, historiani i njohur Aleksandër Stipcevic, i cili është edhe kryetar i Shoqatës Kroaci-Shqipëri, si edhe ministri aktual kroat i Transportit, Bozidar Kallmeta.
Shumica e shqiptarëve të Kroacisë janë nga Kosova dhe Maqedonia. Një pjesë e vogël është nga Shqipëria, ku mund të veçohej balerini i njohur Ilir Kërni, i cili është i njohur dhe i respektuar edhe në botën e artit në Kroaci. Shqiptarët janë punëtorë, mbajnë me djersë dhe me punë bizneset e tyre. Ata kanë përfaqësuesit e tyre edhe në botën e artit, kulturës, kinemasë, në botën universitare e akademike, sportive etj. Janë pikërisht ata që kanë kontribuar e përjetuar me qytetari zhvillimet e Kroacisë, që kanë kontribuar e përcjellë me dinjitet e qytetari pavarësinë e Kosovës, që ofrojnë mesazhe e shembullin e harmonisë e të marrëdhënieve të mira me kroatët dhe qytetarët e pakicave të tjera. Shqiptarët e Kroacisë botojnë edhe dy revista periodike në gjuhën shqipe e atë kroate, si dhe realizojnë edhe botime të tjera.
Ambasada mban lidhje të rregullta bashkëpunuese me të gjithë organizmat e komunitetit shqiptar. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me unionin e bashkësive shqiptare, këshillat e zgjedhur të pakicës shqiptare, shoqatat e ndryshme kulturore e artistike janë pjesë e misionit të ambasadës. Së bashku koordinohen e organizohen një sërë veprimtarish, që synojnë ruajtjen e traditës, kulturës, folklorit. Gjithashtu organizohen veprimtari njohëse të historisë shqiptare e të figurave të saj, veprimtari promovuese të artit e kulturës shqiptare e të figurave më të spikatura.
Në mënyrë të padiskutueshme, komuniteti shqiptar ka një rol të pazëvendësueshëm në marrëdhëniet midis Shqipërisë e Kroacisë. Kontributi i tij, njohjet dhe respekti që shqiptarët gëzojnë në Kroaci inkurajojnë e vendosin linja më dashamirëse komunikimi e bashkëpunimi midis dy popujve e dy vendeve tona.
Komuniteti 300-vjeçar shqiptar
Në Kroaci dhe pikërisht në Zarë (Zadar) ka një komunitet të vjetër shqiptarësh (arbanas), të ardhur që para rreth 300 vitesh nga Shqipëria. Nga ky komunitet është akademiku, ilirologu, historiani i njohur Aleksandër Stipcevic, i cili është edhe kryetar i Shoqatës Kroaci-Shqipëri, si dhe ministri aktual kroat i Transportit, Bozidar Kallmeta. Shumica e shqiptarëve të Kroacisë janë nga Kosova dhe Maqedonia. Një pjesë e vogël është nga Shqipëria, ku mund të veçohej balerini i njohur Ilir Kërni, i cili është i njohur dhe i respektuar edhe në botën e artit në Kroaci. Shqiptarët janë punëtorë, mbajnë me djersë dhe me punë bizneset e tyre. Ata kanë përfaqësuesit e tyre edhe në botën e artit, kulturës, kinemasë, botën universitare e akademike, sportive etj. Janë pikërisht ata që kanë kontribuar e përjetuar me qytetari zhvillimet e Kroacisë, që kanë kontribuar e përcjellë me dinjitet e qytetari pavarësinë e Kosovës, që ofrojnë mesazhe dhe shembullin e harmonisë e të marrëdhënieve të mira me kroatët e qytetarët e pakicave të tjera. Shqiptarët e Kroacisë botojnë edhe dy revista periodike në gjuhën shqipe dhe atë kroate, si dhe realizojnë edhe botime të tjera.
Përparësitë e bashkëpunimit
- Shkëmbimi i përvojave në rrugën e integrimit në BE dhe në NATO është realizuar dhe vazhdon të realizohet përmes veprimtarive dypalëshe e rajonale të nivelit të lartë, veprimtarive në nivel ekspertësh, si edhe ngjarjeve të tjera që familjarizojnë e përgatisin më mirë të dyja vendet për anëtarësimin në BE dhe NATO
- Bashkëpunimi në fushën ekonomike e atë të investimeve. Vizitat e nivelit të lartë janë shoqëruar edhe me organizim të forumeve ekonomike. Në Kroaci janë prezantuar ecuria e rezultatet e reformave ekonomike dhe mjedisi i favorshëm i investimeve në Shqipëri
- Shkëmbimet kulturore, artistike, shkencore, historike. Veprimtaritë e organizuara dhe ato në vijim, kanë çuar në atë që të njohim më mirë njëri-tjetrin, të kuptohemi më mirë. Popujt dhe vendet tona janë pjesë e të njëjtit rajon. Kanë të kaluar me diferenca, por edhe me ngjashmëri