Presidenti Topi telegram urimi presidentit Obama
“Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell Juve dhe popullit mik amerikan urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta, si dhe suksese në përballjen me sfidat e mëdha kombëtare dhe globale!”-shkruan ndër të tjerash Topi.
“Dëshiroj, zoti President-vijoi ai-që me këtë rast, të shpreh bindjen se niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dy dhe shumëplanëshe midis Shqipërisë dhe SHBA-ve do të pasurohet dhe forcohet më tej në të ardhmen, në të mirë të dy vendeve e popujve tanë miq. Mbështetja e gjithanshme që vendi juaj i madh i ka dhënë e i jep Shqipërisë, në konsolidimin e parimeve universale të lirisë e demokracisë, në procesin e ndërtimit të një shoqërie të lirë, të një shteti të së drejtës dhe të institucioneve të pavarura, përbën shpresën dhe besimin se populli im do të fitojë betejën e vështirë për demokracinë. Populli shqiptar, zoti President, zgjodhi me vendosmëri të qëndrojë në krah të popullit amerikan dhe vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i bindur se kjo është rruga e vetme drejt stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit afatgjatë, kombëtar dhe rajonal dhe prova dinjitoze për t’iu bashkuar përpjekjeve për një botë më të mirë dhe më të sigurt. Duke ju siguruar për ndjenjat e thella të miqësisë së popullit shqiptar dhe me përshëndetjet më të sinqerta, ju lutem pranoni, i nderuar zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.