Kembimi valutor, zhvleresohet leku
Monedha vendase, leku la filluar te leshoje terren ne kembim me valutat kryesore euro dhe dollarin gjate tremujorit te fundit. Nje dollar amerikan kapi vleren e 90 lekeve ne tregun e lire te kembimit dhe nje euro 123 leke. Sipas agjencive te kembimit valutor shkaqe mbeten, perfundimi i sezonit turistik qe solli nje rritje te ofertes per valute, zhvillimet ne tregjet nderkombetar ku vihet re nje rritje e dollarit dhe rritja e operacioneve ne valute te bankave. Nencmimi i lekut ne tregun e lire te kembimit eshte pranuar edhe Banka e Shqiperise e cila ka analizuar zhvillimet ne kete treg edhe ne kontekst te turbullirave ne tregjet financiare nderkombetare. Por gjithsesi ne terma vjetore leku paraqitet i mbicmuar ndaj valutave. Ne terma nominale efektive vjetore, leku eshte mbicmuar kundrejt monedhave kryesore te huaja, euro dhe USD, mesatarisht me 2.63 pike perqindjeje. Ne terma vjetore, kursi nominal i kembimit te lekut kundrejt monedhes evropiane dhe dollarit amerikan eshte mbicmuar mesatarisht me 0.75 per qind dhe 9 per qind. Mirepo analiza vjetore e 2008 per kursin e kembimit nuk do te jete kaq optimiste pasi dollari amerikan eshte vleresuar me gati 20 pike ne pjesen e dyte te vitit ndaj lekut. Sipas Bankes se Shqiperise, ne nje ekonomi te vogel dhe te hapur si Shqiperia, kursi i kembimit ka nje ndikim te madh ne aktivitetin ekonomik. Ato ndikojne inflacionin me nje efekt te drejtperdrejte mbi cmimet e te mirave perfundimtare, te importuara dhe me nje efekt te terthorte nepermjet cmimeve se te mirave te ndermjetme te importuara, te cilat ndikojne cmimet perfundimtare se te mirave dhe sherbimeve prodhuar ne vend, njofton Banka.
B.Hoxha
B.Hoxha