E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nencmimi i lekut, stimulon rritjen e cmimeve

Percimi i luhatjeve te kursit te kembimit ne cmimet e konsumit mund te jete i plote ose pjesor. Sipas Bankes se Shqiperise, percimi eshte i plote ne rastin kur nje zhvleresim 1% i kursit te kembimit con ne rritjen e cmimeve ne kohe me 1%, ndersa ne rastin kur rritja e cmimeve ne kohe eshte me e vogel se 1%, percimi eshte pjesor. Shqiperia ka nje regjim te kursit te kembimit te luhatshem qe percaktohet nga kerkesa dhe oferta ne tregun valutor. Keshtu sipas BSJ-se, zhvillimet ne kursin e kembimit kane nje ndikim te rendesishem ne inflacionin. Bazuar ne vrojtimin e kryer nga INSTAT ne vitin 2004, rreth 50% e shportes se mallrave te konsumit eshte e perbere nga mallra konsumi te importuar. Partneret kryesore tregtare te vendit tone jane vendet e Bashkimit Evropian, rreth 80% e importeve vijne nga Italia dhe Greqia. Keto zhvillime si dhe rezultatet deshmojne se roli i dollarit ne ekonomine shqiptare eshte dobesuar ne favor te euros. Rritja e larte e cmimeve ne bote, ne vjeshten e vitit 2007 kombinuar me vleresimin e lehte te euros ndaj lekut gjate kesaj periudhe eshte perkthyer ne norma pozitive rritjeje te inflacionit nga mallrat e importit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›