Kriza, FMN kerkon veprime te koordinuara
Kriza financiare globale mund te luftohet nese vendet do te koordinojne perpjekjet e tyre, tha dje shefi i Fondit Monetar Nderkombetar, Dominique Strauss-Khan. Ai parashikon nje rritje rreth zero perqindeshit per ekonomite e avancuar gjate vitit te ardhshem. Komentet e Strauss-Khan behen, nderkohe qe nga tregtimi ne Wall Street aksionet u shiten me me shume se nje per qind. Tregjet evropiane perjetuan rritje nje dite pasi vendet kryesore perendimore shkurtuan normat e interesit dhe injektuan sasira te medha kapitali ne tregjet e tyre financiare. Bursa e Londres, e cila te merkuren humbi 5% te vleres, shenoi rritje. Vlera e aksioneve ne bursen e Parisit u rrit me afro 2%. Edhe bursat e Azise kane filluar te stabilizohen. Banka e Japonise iu bashkua bankave qendrore te disa vendeve perendimore dhe hodhi ne treg 40 miliarde dollare per te ndihmuar sektorin financiar. Sekretari i Thesarit ne Shtetet e Bashkuara, Henry Paulson, paralajmeroi se bankat ende rrezikohen nga falimentimi. Ai tha se ato jane te rrezikuara pavaresisht nga paketa 700 miliarde dollaresh e qeverise amerikane per t'i ardhur ne ndihme sektorit financiar. "Edhe me masat e reja te autoriteteve te thesarit, disa institucione financiare do te falimentojne. Akti i Emergjences se Stabilizimit Ekonomik nuk ka si objektiv qe te shpetoje cdo institucion financiar thjesht per hir te shpetimit te tij", tha Paulson. "Aspekti i dyte i strategjise sone ka te beje me zbutjen e problemeve ne tregjet financiare ne rastin e falimentimit te nje banke", tha Sekretari amerikan i Thesarit. Ai beri thirrje per zbatimin e menjehershem te planit te miratuar nga Kongresi. Paulson theksoi se, kriza financiare nuk do te perfundonte shpejt dhe se ende mbeteshin sfida te forta.