E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova me atashe të sigurisë në Berlin

Republika e Kosovës, pas Washingtonit, së shpejti pritet të dërgojë atasheun e dytë të saj të sigurisë në Berlin. Tashmë Qeveria gjermane ka pranuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për ta dërguar një atashe të sigurisë pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, se Qeveria Federale e Gjermanisë nuk e kundërshton themelimin e një posti të atasheut të sigurisë, pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.

“Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë përshëndet Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe duke iu referuar notës verbale nr. 666/12 të datës 27 korrik qershor 2012, ka nderin t’i kumtojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës se Qeveria Federale nuk kundërshton themelimin e një posti të atasheut të sigurisë pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin”, është thënë në notën verbale, bëjnë të ditur burime nga MPJ e Kosovës.

Po sipas tyre, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj dhe ai i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, kanë nisur kontaktet për të përzgjedhur një emër të kualifikuar për këtë pozitë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›