E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthimi i “Sllobës së vogël” në pushtet minon pajtimin në Ballkan

Qeveria e re e Serbisë që u inaugurua sot ka shfaqur shqetësimet për kthimin e këtij vendi tek politikat nacionaliste të viteve të 90-ta.

Kjo shkruhet sot nga agjencia e lajmeve Associated Press, e cila nënvizon se "Ivica Daçiq, zëdhënës i luftës së ish-presidentit së Jugosllavisë së mbetur dhe më pas Serbisë, Sllobodan Millosheviq sot zyrtarisht do të bëhet kryeministër serb, ashtu që tek një pjesë e opinionit serb ka nxitur pakënaqësi dhe frikë se mund të rikthehet politika nacionaliste e viteve të 1990-ta.

Agjencia e mirënjohur botërore shton se Daçiq ,që në të kaluarën kishte nofkën "Slloba i vogël" për shkak të adhurimit të tmerrshëm të ish-presidentit të tij, ka premtuar se nuk do të ringjallë politikën nacionaliste të erës së Millosheviçit, por në vend të kësaj fuqishëm do të punojë në integrimin e Serbisë në BE.

AP më tej thekson se, edhe përkundër premtimeve të Daçiqit, në opinionin serb ekzistojnë mëdyshje se zgjedhja e tij për kryeministër do të rrënojë procesin e pajtimit në Ballkan dhe vendin do ta orientojë drejt Rusisë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›