Kredi emergjence nga shume portofole - Fondet e stabilizimit per vendet ne borxhe te eurozones

Ombrelle speciale shpetimi per Greqine
Per Greqine ne prill te vitit 2010 vendet anetare te eurozones dhe disa vende te tjera anetare te BE-se krijuan Fondin e Kredise per Greqine. 16 shtetet asokohe rane dakord qe ti garantojne Greqise per nje periudhe prej tre vjetesh 80 miliarde euro si kredi. FMN-ja ne Uashington shprehu gatishmerine qe te shtoje edhe 30 miliarde euro ne kete fond. Me keto 110 miliarde euro Greqia duhet te mbeshtet deri sa ajo nga viti 2011 te jete serish ne gjendje te marre kredi me interesa te perballueshme ne tregun e lire te kapitalit. Nga keto 110 miliarde deri me sot i jane paguar Greqise gati gjysma. Koordinimi i dhenies se kredise eshte marre persiper nga Komisioni Evropian. Kredidhenesit jane anetare te vecante te eurozones.
Shifrat e fundit te FMN-se tregojne se gjendja financiare e Greqise eshte me keq nga sa ishte menduar nje vit me pare. Ndaj ekspertet parashikojne nevojen per nje kredi shtese prej rreth 40 derin ne 60 miliarde euro deri ne vitin 2013. Greqise ne mars iu garantuan interesa te uleta dhe nje afat me i gjate per kredite e levruara tashme. Ky ristrukturim i bute i borxhit prek vetem kredidhenesit shteterore por jo bankat private te cilat kane blere bonot greke te thesarit. Banka Qendrore Evropiane pra banka emetuese e nderkohe 17 vendeve qe perdorin euron si monedhe te perbashket ka blere gjithashtu bonot greke te thesarit me nje volum prej 50 miliarde euro. Nese do te linde nevoja per nje ristrukturim te forte te borxhit pra per zhvleftesimin e titullit te borxhit Banka Qendrore Evropiane dhe depozituesit private kercenohen nga humbje te medha ndoshta deri ne 50 te depozitave te tyre.
Bildunterschrift
Ombrelle shpetimi per te gjithe
Paketa e shpetimit European Financial Stability Facility EFSF u krijua veren e vitit 2010 ne Luksemburg. Ne te behet fjale per nje firme sipas se drejtes private aksionere te se ciles jane shtetet e eurozones. Paketa e shpetimit e cila drejtohet nga nepunesi i larte gjerman Klaus Regling teorikisht mund te jape borxh 440 miliarde euro per ata qe garantojne anetaret e eurozones. Kesaj i shtohen edhe 60 miliarde euro nga buxheti i Komisionit Evropian dhe 250 miliarde euro nga FMN-ja. Gjithsej shuma ne dispozion eshte 750 miliarde euro. Kjo shume ne praktike eshte e kufizuar ne rreth 450 miliarde euro sepse nje pjese e garancive per kredite duhet te mbahet e terhequr si te thuash si kapital i saj. Kredite sigurohen ne maksimum ne menyre qe EFSF ne pergjithesi te vleresohet ne tregjet e kapitalit me kategorine AAA te bonitetit. Kjo i duhet EFSF-se qe te mund te mbledhe vete para me ineteresa te uleta ne menyre qe ajo te mund tua percjelle ato shteteve ne veshtiresi financiare. Kryetaret e shteteve dhe te qeverive te BE-se kane rene dakord qe shuma e parave qe mund te jepen borxh te rritet ne 750 miliarde euro. Per kete shtetet e eurozones duhet te japin garanci me te larta. Aktualisht Finlanda nuk eshte dakord sepse nje parti skeptike ndaj Evropes eshte kunder shtimit te fondit te shpetimit.
Kliente jane Irlanda dhe Portugalia
Nen ombrellen e shpetimit te eurozones jane strehuar Irlanda dhe Portugalia. Irlanda ne dhjetor 2010 njoftoi per nje nevoje financiare per tre vitet e ardhshme ne vleren 80 miliarde euro. Komisioni i BE-se deri tani i ka dhene borxh Irlandes rreth 225 miliarde euro. Nga fondi i kredive EFSF deri tani ka paguar vetem 36 miliarde euro. Norma e interesit per kete kredi eshte 59 . Per kryeministrin e ri te Irlandes Kenny kjo norme interesi eshte mjaft e larte. Ai kerkon interes me te ulet. Ne fund te marsit Portugalia kerkoi ndihme prej EFSF-se. Ministrat e Financave te eurozones parashikohet qe te miratojne per Portugaline nje kuader kredie prej 78 miliarde eurosh duke perfshire edhe kuoten e FMN-se e cila do te perbeje afersisht nje te treten. Pagesa e kestit te pare pritet te behet ne qershor.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift EU Finanzminister Luxemburg schuble rettungsschirm
Per 2013 planifikohet Fondi Monetar Evropian
Nga mesi i vitit 2013 EFSF-ja si nje ombrelle e perkohshme shpetimi do te zevendesohet nga nje ombrelle e trete financiare European Stability Mechanism ESM. Kete e vendosen ne mars 2011 kryetaret e shteteve dhe te qeverive te BE-se. ESM do temund te jape nje borxh ne volumin 500 miliarde euro. Kesaj i shtohen edhe 250 miliarde euro qe duhet te jape FMN-ja si kredi. Per te siguruar vleresimin e bonitetit te ketij fondi te perhershem shpetimi ne kategorine AAA ESM-ja do te pajiset jo vetem me garanci por edhe me para ne dore si kapital te vetin. Rreth 80 miliarde euro duhet te paguajne vendet anetare brenda nje periudhe pesevjecare. Gjermania si vendi me i madh i eurozones duhet te paguaje 22 miliarde euro. Brenda koalicionit qeverises te kancelares Angela Merkel po krijohet nje front rezistence kunder ketij modeli. Ne vjeshte Bundestagu duhet te miratoje ligjin per ESM. Krijimi i ESM-se e cila nuk do te jete nje firme private por nje organ zyrtar i BE-se kerkon ndryshimin e marreveshjeve evropiane ndryhsim ky qe duhet te ratifikohet nga vendet anetare.
Per shtetet e eurozones Komisioni Evropian mban ne gatishmeri nje fond prej 50 miliarde eurosh per ndihmat direkte per buxhetin. Nga ky fond deri tani kane perfituar Rumania Letonia dhe Hungaria. Hungaria nderkohe i ka shlyer keto kredi. Rumania ne valen e krizes nderkombetare financiare ka marre rreth 20 miliarde euro nga FMN-ja dhe BE-ja Letonia ka marre 75 miliarde dhe Hungaria 20 miliarde euro.
Autor Bernd Riegert / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Eliana Xhani