E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova me më shumë diplomatë në Bruksel e Washington

Më shumë diplomatë nga Kosova do të jenë në Ëashington dhe në Bruksel. Ndërsa në Egjipt, në Mal të Zi, si dhe në disa vende të tjera do të hapen misione diplomatike. Kështu pritet tëndodhë pasi MPJ e ka në plan të rishikojë rolin e misioneve diplomatike në botë.

Zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami, ka treguar se në Egjipt, në Mal të zi, si dhe në disa vende tjera do të hapen misione diplomatike. Ish- ministri i jashtëm, Skënder Hyseni, e ka konsideruar të paarsyeshëm dyshimin e ministrit Hoxhaj nëse Kosova duhet të ketë ambasadë në Holandë.

“Holanda ësjtë vend i rëndësishëm evropian dhe unë nuk e di cili është rezoni rreth qëndrimit të ministrit Hoxhaj që të rishqyrtohet nëse Kosova duhet që të ketë ambasadë në Holandë apo jo”, ka thënë Hyseni, shkruan Koha Ditore./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›