E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamishi e ka formulën për ta nxjerrë QKUK-në nga kaosi

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, i njohur si Kamishi ka ide për ta nxjerrë QKUK-në nga kaosi.

Ai në një bisedë për gazetën Epoka e Re, ka thënë se do të vazhdojë të insistojë deri në jetësimin e idesë së tij për ndërtimin e një Qendre të re Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas tij, vetëm me jetësimin e kësaj ideje QKUK do të shpëtohej nga ky kaos. “QKUK-ja është e ngulfatur. Ka nevojë të ndërtohet një e re”, ka thënë Haxhiu duke shtuar se ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, e ka mirëpritur këtë ide. “pas pyetjes sime parlamentare ministri Agani ka deklaruar se do t’i ndajë 30 milionë euro. Në bazë të informatave që kam, ministri është i interesuar të gjejë donacione për jetësimin e një ideje të tillë”, është shprehur ndër të tjera Haxhiu/Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›