Kosova merr mbështetje për ligjshëmrinë e pavarësisë

Ministria e jashtme e Kosovës deklaron se ka marrë konfirmime pozitive nga disa shtete që e kanë njohur pavarësinë, se do të dëshmojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë përgjigje në favor të Kosovës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë. Beteja për të fituar rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndërmjet Kosovës e Serbisë po zhvillohet ende pa nisur mirë procesi gjyqësor. Mediat lokale raportojnë se palët kanë kohë të përgatiten deri më 17 prill, kur është afati i fundit, për të dëshmuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë deklaratat e tyre me shkrim lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë. Ndërkohë, nëpërmjet nje letre të artikuluar ditët e fundit, ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç, u ka kërkuar 80-të vendeve, që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta mbështesin Serbinë, e cila inicioi çështjen e vlefshmërisë së pavarësisë në GJND. Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Vlora Çitaku shpjegon se edhe Kosova ka ndërmarrë veprime të tilla, por nuk ka dhënë detaje për këtë cështje. Letra e Jeremicit drejtuar 80 vendeve është hapi më i fundit i diplomacisë serbe në lobimin kundër pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq disa politologë kosovare thonë se Ministria e Punëve të Jashtme duhet t'i kundërpërgjigjet me të njëjtën formë, agresivitetit të diplomacisë serbe, në mënyrë që të korrë rezultat në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.