Kosova mund ta përmbyllë vitin me 100 milionë euro deficit

Prishtinë, 5 gusht – Trendët e të hyrave buxhetore të këtij viti janë duke dhënë sinjale negative. Kosova nuk do të ketë mjete të mjaftueshme që ta përmbyllë vitin siç ka planifikuar. Miliona euro do të mungojnë në fund të këtij viti. Sinjalet e para vijnë nga Doganat e Kosovës, që njihen si mbushësi kryesor i hambarit të shtetit, që në gjysmën e parë të këtij viti nuk kanë arritur të përmbushin zotimin e dhënë për grumbullimin e të hyrave. Deri në fund të muajit korrik Doganat kanë arritur të mbledhin rreth 333 milionë euro, ndonëse ishte parashikuar që deri në këtë periudhë të mblidhnin hiç më pak se 365 milionë euro.
Qeveria e Kosovës, gjatë rishikimit të buxhetit të këtij viti, ka planifikuar që ky institucion të mbledhë deri në fund të vitit mbi 702 milionë euro, apo rreth 20 milionë më shumë sesa ishte paraparë në fillim të vitit.
Zyrtarët qeveritarë mohojnë të ketë trend negativ në të hyrat buxhetore, përderisa doganierët shpresojnë në rritjen e të hyrave në pjesën e dytë të vitit.
Statistikat e publikuara në faqen zyrtare të Doganave të Kosovës tregojnë se mungojnë rreth 40 milionë euro nga parashikimet e bëra për këtë vit.
Më pak të hyra ka edhe nga Administrata Tatimore e Kosovës. Ndonëse të hyrat buxhetore të mbledhësve të tatimeve janë më të larta sesa ato të vitit të kaluar për periudhën gjashtëmujore, të hyrat e gjysmës së këtij viti nga tatimet janë më të vogla për afro 5 milionë euro, apo rreth 4 për qind. Deri në fund të qershorit, kur edhe figurojnë statistikat e fundit, vlera e të hyrave të realizuara për periudhën janar-qershor nga ATK-ja është 102 milionë euro. Ky institucion parashihet që deri në fund të vitit të mbledhë 216 milionë euro. Së bashku, këto dy institucione parashihen të mbledhin 918 milionë euro. Sipas trendëve negativë të të hyrave, deri në fund të vitit mund të paraqitet deficiti buxhetor prej afro 100 milionë euro.
Bazuar në Raportin e rishikimit të buxhetit, arka e shtetit do të jetë e pambushur për afro 150 milionë euro, të llogaritura si deficit primar, në proporcion me shpenzimet e parallogaritura me të hyrat buxhetore. Sipas raportit, shpenzimet e parapara deri në fund të vitit do të jenë rreth 1 miliard e 254 milionë euro, ndërkaq të hyrat e parashikuara do të jenë në vlerën prej 1 miliard e 106 milionë euro.
Sipas raportit të rishikimit të buxhetit, deficiti buxhetor përfundimtar i parashikuar në fund të vitit do të kapë vlerën prej 218 milionë dollarësh. Këtë deficit buxhetor Qeveria ka planifikuar ta mbulojë përmes marrjes së kredive, investimeve direkte nga jashtë dhe brenda etj.
Bedri Hamza, zëvendësministër i Ekonomisë dhe i Financave, nuk e vlerëson si problem me ndikim zvogëlimin e të hyrave nga Doganat në mbushjen e arkës së shtetit.
“Vazhdimisht në pjesën e dytë të vitit kemi më shumë të hyra, si nga Dogana, ATK-ja dhe nga burime të tjera”, ka thënë Hamza.
“Trendi është pozitiv”, ka shtuar ai, ndonëse statistikat e Doganave tregojnë të kundërtën.
Zëvendësministri Hamza thotë se deficiti i planifikuar është i mbuluar nga bartjet prej periudhave paraprake dhe financimeve të jashtme. Në Raportin e rishikimit të buxhetit në linjën e bartjeve buxhetore nga vitet e kaluara figurojnë vetëm 7 milionë euro.
“Ne si jemi duke punuar në mënyrë të vazhdueshme për përmbushjen e planit të të hyrave. Nuk do të ketë nevojë për reduktim të shpenzimeve dhe, në bazë të ecurive aktuale, nuk pritet kurrfarë krize buxhetore”, ka theksuar ai. “Në fund të vitit do të ruhet rezerva buxhetore e planifikuar”.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se Dogana do të arrijë që të tejkalojë për fundvit shifrat e parashikuara për mbushje të buxhetit.
“Duke parë trendët momentalë të mbledhjes së të hyrave nga Dogana, ne do të arrijmë të përmbushim caqet e caktuara për të hyrat e nevojshme dhe, nëse vazhdon ky trend, do të tejkalohen parashikimet për mbledhjen e të hyrave”, ka thënë Stavileci. Ai u jep shpresë hartuesve të strategjisë për shpenzime dhe mbushje të arkës së shtetit.
Analistët financiarë dhe ekspertët e ekonomisë hedhin kritika mbi menaxhimin e parasë publike, ndërkaq theksojnë se duhet të zvogëlohet trendi i investimeve kapitale nga buxheti i shtetit. Agron Demi, nga instituti për hulumtime zhvillimore GAP, ka thënë se Qeveria e Kosovës për të tretin vit radhazi ka shkuar duke rritur investimet kapitale. Sipas tij, kjo edhe për faktin se pikërisht me anë të investimeve kapitale Qeveria ka synuar të reklamojë qeverisjen e saj trevjeçare.
“Kjo strategji e Qeverisë aktuale ka pasur sukses në marrëdhëniet e saj me publikun, por ka dëmtuar buxhetin e Kosovës. Rritja e investimeve kapitale, të hyrat gjithnjë e më të ulëta nga Doganat dhe të hyrat e tjera, ndikimet e krizës financiare globale, kanë bërë që për herë të parë që nga paslufta Kosova të përballet me deficit buxhetor”, ka thënë Demi.
Sipas tij, marrëveshja e Qeverise së Kosovës me FMN-në për ndryshimin e ligjeve bazike financiare, në një mënyrë synon që të zbusë deficitin buxhetor. Ai ka thënë se këto ndryshime kanë sjellë rritje të akcizës në disa nga produktet bazë, si dhe shitjen e ndërmarrjeve publike.
“Tërë këto ngarkesa do t’u barten qytetarëve të Kosovës, ndërsa në vitin tjetër mund të vërehen pasojat e para reale të një politike të tillë të shpenzimeve”, ka thënë Demi. Ai ka vlerësuar se mbulimi i shpenzimeve dhe deficitit përmes shitjeve të ndërmarrjeve publike, siç janë Aeroporti dhe PTK-ja, është i gabueshëm, ngase, sipas tij, qëllimi i shitjes së këtyre ndërmarrjeve nuk duhet assesi të jetë mbulimi i shpenzimeve aktuale rreth projekteve kapitale.
“Nëse vazhdohet në këtë mënyrë, Qeveria e Kosovës në të ardhmen e afërt mund të kërkojë edhe kthimin e fondeve të privatizimit dhe pensioneve, me qellim që përmes tyre të mbulojë deficitin buxhetor. Kthimi i këtyre mjeteve dhe shitja e ndërmarrjeve publike duhet të bëhet me qellim të krijimit të mekanizmave për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, e assesi për mbulim të shpenzimeve të Qeverisë”, ka thënë ai.
Në fund të vitit 2009 udhëheqës të Qeverisë patën pranuar se nuk kanë pasur mjete buxhetore në shpërndarjen e pensioneve bazë për personat e moshuar. Këtë vit, sipas parashikimeve buxhetore, deficiti buxhetor për fundvit do të lërë pa financa njërën nga linjat buxhetore qysh në muajin dhjetor.
Ditë më parë ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht do të tërhiqet kësti i parë i kredisë në vlerë prej afro 20 milionë euro. Sipas tij, deri në fund të këtij viti nga FMN-ja, Komisioni Evropian dhe Banka Botërore do të tërhiqen afro 80 milionë euro në formë të kredisë. Këto mjete vijnë pas ndërhyrjes së FMN-së në programin e reduktimit të shpenzimeve buxhetore të Kosovës.